Ish deputetja e Kuvendit të Kosovës nga LDK, Rrezarta Krasniqi, ka reaguar ndaj deputetes së VV-së e cila e akuzoi përfaqësuesen e ambasadës amerikane për vizitë gjyqtarëve të Kushtettueses një ditë para vendimit.
Krasniqi shkroi se këta njerëz çdo ditë po e dëshmojnë që janë të pafytyrë dhe po e dëmtojnë rëndë vendin, raporton Gazeta Online Veriu.info.
“Kjo është e patolerueshme dhe këta deputetë vetëm interesat e popullit nuk i përfaqësojnë. Kjo mendësi i ka sjellë vendit masat që i kemi nga BE-ja, humbjen e fondeve dhe investimeve evropiane. Kryeministri Kurti dhe të gjithë vartësit e tij po i shkatërrojnë marrëdhëniet tona me ShBA dhe po sjellin sanksione nga vendet mike të BE-së.” – shkruan Krasniqi.
Postimi i plotë:
Këta njerëz çdo ditë po e dëshmojnë që janë të pafytyrë dhe po e dëmtojnë rëndë vendin. 🤦🏻♂️
❌ Kjo është e patolerueshme dhe këta deputetë vetëm interesat e popullit nuk i përfaqësojnë. Kjo mendësi i ka sjellë vendit masat që i kemi nga BE-ja, humbjen e fondeve dhe investimeve evropiane. Kryeministri Kurti dhe të gjithë vartësit e tij po i shkatërrojnë marrëdhëniet tona me ShBA dhe po sjellin sanksione nga vendet mike të BE-së.
🔜 Sa më parë duhet të largohen nga pozitat shtetërore këta amaterë politik.
Populli i Kosovës ka besim të plotë ndaj Gjykatës Kushtetuese dhe Ambasada e Amerikës është e shenjtë për çdo qytetar të vendit.