Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Krasniqi: E vetmja mënyrë si mund të miratohet buxheti dhe Plani i Rritjes është dakordimi për një qeveri teknike

30/10/2025 - 12:25
në Kryesore, Lajme
A A
Albert Krasniqi thotë se partitë e pritën qëllimisht përfundimin e zgjedhjeve: Aleancat tani mund të shkaktojnë irritim në balotazh
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Analisti politik, Albert Krasniqi, ka shpjeguar se si mund të arrihet në mënyrë të ligjshme të miratohet buxheti në rrethanat aktuale ku s’po krijohen institucionet e reja.

Ai tha se aktualisht në Kuvend seancat mund të thirren vetëm me kërkesën e mandatarit të dekretuar nga presidentja e vendit dhe se thirrja e seancës së re duhet të bëhet ekskluzivisht vetëm për votimin e Qeverisë.

“Asnjë seancë tjetër e jashtëzakonshme, me çfarëdo rendi dite tjetër, nuk mund të mbahet në këtë periudhë. Për rrjedhojë, nuk mund të themelohen komisione parlamentare, as të shqyrtohen apo miratohen projektligje që kërkojnë bashkëpunim të rregullt ndërmjet dy pushteteve – legjislativit dhe ekzekutivit”, tha ai.

Ndërkaq, për qeverinë në detyrë ai tha se aktualisht është e kufizuar në vendimmarrje dhe shtoi se nuk mund të propozojë as projektligjin për buxhetin.

Krasniqi tha se e vetmja mundësi “brenda rrugëve ligjore dhe kushtetuese për miratimin e buxhetit është që partitë politike – veçanërisht ato opozitare – të bien dakord për formimin e një qeverie të përkohshme teknike, e cila do të kishte mandat të kufizuar vetëm për miratimin e Buxhetit Vjetor dhe Marrëveshjes për Planin e Rritjes së BE-së”.

Postimi i plotë:

1. Kompetencat e Kuvendit ndërmjet konstituimit dhe zgjedhjes së Qeverisë

Nga momenti i konstituimit të Kuvendit të ri e deri në zgjedhjen e Qeverisë, seancat mund të thirren vetëm me kërkesë të mandatarit të dekretuar nga Presidentja për formimin e Qeverisë, dhe qëllimi i tyre është ekskluzivisht votimi i Qeverisë. Asnjë seancë tjetër e jashtëzakonshme, me çfarëdo rendi dite tjetër, nuk mund të mbahet në këtë periudhë. Për rrjedhojë, nuk mund të themelohen komisione parlamentare, as të shqyrtohen apo miratohen projektligje që kërkojnë bashkëpunim të rregullt ndërmjet dy pushteteve – legjislativit dhe ekzekutivit. Një legjislaturë që mund të shpërndahet në rast se nuk zgjedh Qeverinë, nuk ka nevojë për trupa punues, pasi në këtë fazë ka vetëm një punë – të zgjedhë Qeverinë.

2. Kufizimet ligjore për Qeverinë në detyrë dhe në dorëheqje

Ligji për Qeverinë, neni 31, përcakton kufizimet që zbatohen për një Qeveri në dorëheqje. Sipas pikës 5 të këtij neni, këto kufizime vlejnë edhe për Qeverinë e cila ka përfunduar mandatin katërvjeçar të Kuvendit, pra për Qeverinë në detyrë. Në mesin e këtyre kufizimeve (paragrafi 1, nënparagrafi 1.2) përfshihet edhe ndalimi për miratimin e projektligjeve. Paragrafi 2 i të njëjtit nen bën një përjashtim të vetëm për Qeverinë në dorëheqje, duke i lejuar asaj që t’i propozojë Kuvendit miratimin e Buxhetit Vjetor. Një përjashtim i tillë nuk ekziston për Qeverinë në detyrë, gjë që nënkupton se kjo e fundit nuk mund të propozojë as projektligjin për buxhetin, e aq më pak projektligje të tjera.

3. Mundësia e vetme për miratimin e buxhetit

E vetmja mundësi brenda rrugëve ligjore dhe kushtetuese për miratimin e buxhetit është që partitë politike – veçanërisht ato opozitare – të bien dakord për formimin e një qeverie të përkohshme teknike, e cila do të kishte mandat të kufizuar vetëm për miratimin e Buxhetit Vjetor dhe Marrëveshjes për Planin e Rritjes së BE-së. Një qeveri e tillë do të siguronte funksionalitetin institucional dhe do të shmangte bllokimin financiar të shtetit, duke respektuar njëkohësisht parimet e ndarjes së pushteteve dhe të legjitimitetit demokratik. Ky opsion do të parandalonte edhe abuzimet me fondet publike për qëllime klienteliste gjatë fushatave zgjedhore, si dhe do të parandalonte zvarritjen e qëllimshme të procesit të konstituimit pas zgjedhjeve të ardhshme.

JU REKOMANDOJMË

“Burgu 12 kat”: Musliu ironizon Kurtin, publikon rastin e Rozeta Hajdarit në gjykatë pas konfirmimit të aktakuzës për rezervat shtetërore

“Burgu 12 kat”: Musliu ironizon Kurtin, publikon rastin e Rozeta Hajdarit në gjykatë pas konfirmimit të aktakuzës për rezervat shtetërore
19/03/2026 - 03:44

Deputetja Ganimete Musliu ka ironizuar një deklaratë të kryeministrit Albin Kurti, i cili dikur kishte thënë se, me ardhjen e tij në pushtet, burgu i Dubravës do të...

Më shumëDetails

Çështja e Presidentit, Rrustemi thotë se Kurti iu ka ofruar PDK’së dhe LDK’së marrëveshje politike për “pozicione tjera institucionale”

Çështja e Presidentit, Rrustemi thotë se Kurti iu ka ofruar PDK’së dhe LDK’së marrëveshje politike për “pozicione tjera institucionale”
19/03/2026 - 03:40

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, tha për herë të parë se Vetëvendosja i ka ofruar “marrëveshje politike PDK-së dhe LDK-së”, teksa po diskutohej për çështjen e presidentit....

Më shumëDetails

Tensionet në Lindjen e Mesme, Katari urdhëron largimin e dy diplomatëve iranianë dhe stafit të tyre nga vendi

Tensionet në Lindjen e Mesme, Katari urdhëron largimin e dy diplomatëve iranianë dhe stafit të tyre nga vendi
19/03/2026 - 03:38

Ministria e Jashtme e Katarit u ka urdhëruar atasheve ushtarakë dhe të sigurisë të Iranit së bashku me stafin e tyre të largohen nga vendi, ka raportuar BBC,...

Më shumëDetails

Zefaj: Mërgimtarët kur vijnë në Kosovë nuk kanë rrymë, diaspora po shfrytëzohet për vota!

Zefaj: Mërgimtarët kur vijnë në Kosovë nuk kanë rrymë, diaspora po shfrytëzohet për vota!
18/03/2026 - 22:58

Në ”Click” të RTV21, analisti Engelbert Zefaj kritikoi fuqishëm mënyrën se si politikanët po e ”shfyrtëzojnë diasporën”, në rast të veçantë në zgjedhjet e 28 dhjetorit.Ai e përshkroi...

Më shumëDetails

Nesër mblidhet Qeveria

Nesër mblidhet Qeveria
18/03/2026 - 22:43

Qeveria e Kosovës të enjten do të mbajë mbledhjen e radhës. Sipas njoftimit të ZKM-së, mbledhja e Qeverisë së Kosovës do të fillojë nga ora 11:00.

Më shumëDetails

Kandidat për kryeministër i AAK-së, Gjini: Gjasat janë reale, por duhet të presim formalizimin

Kandidat për kryeministër i AAK-së, Gjini: Gjasat janë reale, por duhet të presim formalizimin
18/03/2026 - 22:37

Ardian Gjini nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka deklaruar në emisionin Rubikon se procesi për kandidimin e tij për postin e kryeministrit është në zhvillim, por ende...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Impakti Veriu.info/ Arrestohet polici Fatmir Uka dhe katër policë suspendohen, dyshohen për përvetësim të 30 mijë euro cigare

    Impakti Veriu.info/ Arrestohet polici Fatmir Uka dhe katër policë suspendohen, dyshohen për përvetësim të 30 mijë euro cigare

    150 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 38
  • Përurohet stacioni i ri autobusëve, hap i ri për identitetin urban të Skenderajt

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Emergjenca e Spitalit të Vushtrrisë bën mrekullinë: Kthen në jetë fëmiun që arriti aty pa shenja jete

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Rashit Qalaj konfirmon postin e ri

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • VIDEO/ Polici jashtë detyrës kapet duke rrahur qytetarin në mes të rrugës, IPK nis hetimet

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë