Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka bërë thirrje për bashkatdhetarët që jetojnë jashtë vendit të regjistrohen për të votuar në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit.
Në një postim të publikuar në Facebook, Krasniqi shkroi se roli i diasporës ka qenë gjithmonë i pazëvendësueshëm dhe mbetet i tillë edhe sot.
Ai i fton qytetarët që të regjistrohen deri më 6 dhjetor në faqen diaspora.kqz-ks.org.
“E ju që do të jeni fizikisht mes nesh, ju mirëpresim krahëhapur dhe me zemrat plot.
Le ta bëjmë 28 dhjetorin ditë të bashkimit dhe të fitores sonë”, shkroi ish-kreu i PDK-së.













