Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka kritikuar zvarritjen e procesit gjyqësor për udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët ndodhen në paraburgim për më shumë se katër vjet, raporton GazetaBlic.
Ai theksoi se vonesa dhe shmangia nga standardet e drejtësisë kanë ngritur shqetësime serioze, si për të drejtat e të akuzuarve, ashtu edhe për besimin e qytetarëve në sistemin e drejtësisë. Për më tepër, raportimet se gjykata po mbështetet në prova të fabrikuara nga Serbisë kanë thelluar shqetësimet.
PDK-ja ka shprehur mbështetje për protestën e organizuar nga ish-luftëtarët e UÇK-së më 7 gusht, si një manifestim për drejtësi dhe pafajësinë e çlirimtarëve.
Krasniqi ftoi qytetarët të marrin pjesë në protestën që do të mbahet në sheshin “Skënderbeu” në orën 17:00.