Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi u shpreh i hapur për koalicon me opozitë.
“Bashkëpunimin mund ta kemi me partitë opozitare, dhe në këtë kuadër mes një qeverie të udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje, ne apsolutisht e kemi thënë e preferojmë një qeveri të udhëhequr nga PDK-ja në partneritet me partitë opozitare, dhe besojë se legjtimiteti qytetar është në anën e opozitarëve të mandatit të kaluar , sepse nëse flasim me numra janë 52 deputet nga opozita dhe 48 deputet nga partia në pushtet”, tha Krasniqi në RTV 21.
Ai tha se për PDK-në vijat e kuqe si koncept janë të papranueshme.
“Sespe vija e kuqe si koncept nuk është më ndaj lidershpiti të partisë, por ndaj qytetarit që e voton atë parti kjo është arsyeja. Krejt ata që kanë pasur vija të kuqe i kanë fshi ato vija, sepse zakonisht vijat e kuqe i kanë pasë me PDK-në, e pastaj kanë ardhë me PDK-në. Pra, ne nuk themi kemi vija të kuqe sepse përjashtimi i tillë është ndaj qytetarëve, e tash gjithmonë e kam vazhdu me një fjali tjetër por nuk shoh kurfarë mundësie me bashkëpunu me Vetëvendosjen në qeveri”, tha ai