Ish-deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi ka mirëpritur njohjën shtet të Kosovës nga shteti i Sudanit, transmeton Gazeta Online Veriu.info.
Krasniqi ka kritikuar kryministrin Kurti dhe ministren Gërvalla, duke thënë se për katër vitë kanë qenë vetëm spektatorë në arenën ndërkombëtare.
Postimi i plotë:
Republika e Kosovës njihet zyrtarisht nga shtetit i Sudanit 🇸🇩🇽🇰
Lajm i mirë për Republikën e Kosovës njohja nga Sudani.
Edhe pse shqetësuese vazhdon të jetë roli i qeverisë dhe ministrisë së jashtme sa i përket njohjeve dhe anëtarësimeve të vendit.
4 vite kryeministri Kurti dhe ministrja Gërvalla kanë qenë vetëm spektatorë në arenën ndërkombëtare. Është për keqardhje se çfarë përfaqësojnë ata njerëz që janë verbëruar vetëm pas pushtetit.
Republika e Kosovës është e përjetshme ashtu siç duhet të jetë edhe kontributi për të.
Zoti e bekoftë Republikën e Kosovës dhe miqtë e saj!🇽🇰🇸🇩