Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka thënë se partia që ai drejton nuk ka ndryshuar qëndrim sa i përket zgjedhjes së kryetarit të kuvendit.
Ai tha se PDK-ja është e gatshme të votojë çdo kandidat që nuk ka qenë pjesë e ekzekutivit, por theksoi se qëllimi kryesor ka qenë që posti i kryeparlamentarit të mos degradohet.
“PDK-ja nuk ndërron qëndrim. E votojmë këdo që s’ka qenë pjesë e ekzekutivit, por ideja ka qenë që të mos degradohet posti i kryeparlamentarit”, ka deklaruar Krasniqi para seancës së radhës së kuvendit.