Anëtarja e kryesisë së LDK-së, Rrezarta Krasniqi, ka reaguar pasi Qeveria vendosi të ndajë mjete për punëtorët e RTK-së që kanë mbetur pa paga për gati 1 muaj, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Ajo ka thënë se më 28 dhejtori do të jetë mesazhi më i mirë për ata që saktë 28 ditë bllokuan pagat e 700 punonjësve të RTK-së.
“As grevat e as thirrjet publike nuk iu bënë punë, e sot çuditërisht paskan dalë me një zgjidhje që deri pak orë më parë thonin se nuk ekzistonte.” – shkruan Krasniqi.
Postimi i plotë:













