Milazim Krasniqi, profesor universitar, ka shkruar një opinion relativisht të gjatë në të cilin ka përmbledhur disa tema.
Krasniqi ka përmendur edhe Dhomat e Specializuara të Kosovës, të cilat gjerësisht njihen si Gjykata Speciale.
Krasniqi ka vlerësuar se Gjykata Speciale po tenton ta ndryshojë historinë dhe realitetin shtetëror të Kosovës.
“Vitin 2025 po e fillojmë me Gjykatën Speciale, e cila po tenton ta ndryshojë jo vetëm historinë e Kosovës po edhe realitetin shtetëror e Kosovës. Me gjasë synimi final është copëtimi i Kosovës, sipas idesë së lancuar në vitin 2007 nga ish kryeministri rus, Jevgeij Primakov” – ka skruar Krasniqi, ndër të tjera.