Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka pritur sot në selinë e partisë ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde.
Takimi u zhvillua në kohën kur vendi po përballet me një krizë institucionale, me Kuvendin ende të pakonstituuar dhe pa një qeveri funksionale.
Gjatë bisedës, Krasniqi dhe Rohde diskutuan për zhvillimet e fundit politike, qëndrimet e PDK-së si dhe nevojën për gjetjen e një zgjidhjeje të shpejtë dhe kushtetuese për daljen nga ngërçi aktual.
Postimi i plotë:
Sot prita në selinë e Partisë Demokratike të Kosovës ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde.
Diskutuam për zhvillimet më të fundit politike, qëndrimet e PDK-së dhe rrugën e domosdoshme përpara për tejkalimin e bllokadës politike, në përputhje me aktgjykimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese.
E falënderova ambasadorin për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës dhe për zërin e tij të qartë në mbrojtje të demokracisë dhe funksionalitetit institucional.