Kandidatja për deputete nga LDK, Rrezarta Krasniqi, thotë se rugovizmi është një ideologji që ka lindur si nevojë e qytetarëve për liri dhe pavarësi dhe asnjëherë nuk ka qenë një mjet për interesa të ngushta personale.
Krasniqi përmes një postimi në rrjetin socail facebook, thotë se ata që thirren në emër të frymës Rugoviane shpesh e keqinterpretojnë për të marrë apo për të mbajtur pushtet.
Postim i plotë:
Rugovizmi është një ideologji që ka lindur si nevojë e qytetarëve për liri dhe pavarësi dhe asnjëherë nuk ka qenë një mjet për interesa të ngushta personale.
Ata që thirren në emër të frymës Rugoviane shpesh e keqinterpretojnë për të marrë apo mbajtur pushtet. Shtëpia jonë politike është dhe ka qenë themeli i demokracisë.✌️