
Analisti Milazim Krasniqi ka dhënë një konstatim interesant.
Duke e komentuar sjelljen e VV-së ndaj tij, ai ka thënë se injorimi i zyrtarëve të partisë së Kurtit ndaj Bashës ka filluar pasi ai ka tërhequr emrin nga shkrimi ku fyhej UÇK-ja.
Në profilin e tij në “Facebook”, Krasniqi ka shkruar së VV-ja nuk po ia fal pendesën Bashës.
“Trajtimi i keq i Dimal Bashës në partinë e tij e edhe gjetkë, po duket si hakmarrje ndaj tij, që nga momenti kur ka shpall se heqë dorë nga autorësia në punimin, ku fyhej rëndë UÇK-ja. Nuk po ia falin pendesën. Me gjasë donin ta mbanin si tabelë qitjeje Dimalin (dhe Mimozen) që të mos dukej faji i shefave të vërtetë të mbrapshtive, Albin Kurtit e Vjosa Osmanit. Siç thotë fjala bizare shqiptare, “hyp se të vrava, zhdryp se të vrava!”, ka shkruar Krasniqi.