Profesori Milazim Krasniqi, përmes një postimi në Facebook, ka komentuar mbi situatën e sigurisë në veri të Kosovës. Ai ka theksuar se ushtarët amerikanë të KFOR-it, që janë pjesë e misionit paqëruajtës të NATO-s, janë ata që sigurojnë kufirin dhe infrastrukturën e Kosovës. Ndërkohë, disa qeveritarë, sipas tij, po shesin “poza” si të ishin garantët e sigurisë në veri.
Kujtojmë se ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, dhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, postuan një video në Facebook, pozonin para kanalit të Ibër-Lepencit, pas sanimit të dëmeve nga një sulm me bombë.