Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Krejt çfarë Paul Williams tha në Hagë

18/09/2025 - 13:51
në Kryesore, Lajme
A A
Williams: Bukoshi përpiqej të krijonte një FARK, për rrjedhojë do mënjanonte UÇK-në
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) të Gjykatës Speciale, ish-këshilltari ligjor i delegacionit të Kosovës, Paul Williams, dëshmoi për një ditë e gjysmë, duke sqaruar rolin e tij në proceset diplomatike dhe negociatat ndërkombëtare të shtetit të Kosovës.

Williams ofroi detaje mbi vendimet strategjike dhe komunikimet mes udhëheqësve kosovarë dhe partnerëve ndërkombëtarë. Në ditën e parë, ai theksoi se kosovarët ishin të shqetësuar për vetëqeverisjen pas Marrëveshjes së Rambujesë.

“Kosovarët përjetonin të njëjtën narrativë dhe ishin të shqetësuar se, nëse Marrëveshja e Rambujesë do të ishte e suksesshme, do të sillte njëfarë lloji vetëqeverisjeje, dislokimin e trupave të NATO-s dhe organizimin e zgjedhjeve nën vëzhgimin e OSBE-së”, tha Williams.

Gjatë dëshmisë, ai u pyet edhe për rolin e Dino Asanajt në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe nëse ai ishte pjesë e UÇK-së. Williams sqaroi se, për shkak se Asanaj kishte shtetësi amerikane, nuk i lejohej të ishte pjesë aktive e UÇK-së, përveç se të jepte propozime si pjesëtar i jashtëm.

Sipas tij, Jakup Krasniqi kishte luajtur një rol pozitiv në raport me pakicat në Kosovë, përfshirë serbët dhe romët. Ai kujtoi se delegacioni kosovar ishte i ndarë në disa grupe pune, ndërsa roli i tij ishte të bashkërendonte aktivitetet e këtyre grupeve.

I pyetur lidhur me tensionet që pretendohet të kenë qenë mes Hashim Thaçit dhe Bujar Bukoshit, Williams tha se nuk ka qenë në dijeni nëse Thaçi e kishte akuzuar Bukoshin për financimin e vrasjeve apo përpjekjeve për vrasje ndaj komandantëve të UÇK-së.

Ai shtoi se nuk ka informacione që Thaçi të ketë akuzuar Bukoshin për plane që synonin likuidimin e anëtarëve të Shtabit të Përgjithshëm, dhe se nuk ka dijeni për ndonjë konflikt të mundshëm ndërmjet Bukoshit dhe pjesëtarëve të UÇK-së.

Sa i përket Adem Demaçit, Williams tha se nuk e ka takuar kurrë, por shtoi se, sipas kujtimeve të tij, Ibrahim Rugova nuk e ndryshonte qëndrimin e tij mbi pavarësinë e vendit, ngjashëm si Demaçi, por i cili theksonte edhe gatishmërinë për të luftuar.

“Ashtu si Rugova, që kishte një pikë fokusimi pavarësinë e vendit dhe përfaqësonte lëvizjen paqësore, Adem Demaçi kishte dy pika kryesore pavarësinë dhe gatishmërinë për të luftuar. Sa di unë, ai nuk ndryshoi qëndrimin për këto çështje”, tha Williams.

Ai kujtoi gjithashtu se Hashim Thaçi dhe gjithë delegacioni shqiptar kërkonin pavarësinë.

“Kanë kaluar shumë kohë duke u shpjeguar atyre mënyrën se si mund të arrihej pavarësia nëse fjala ‘pavarësi’ nuk gjendej në Marrëveshjen e Rambujesë”.

Williams shtoi se procesi për të arritur pavarësinë e Kosovës përfshinte tentime të ndryshme dhe angazhimin e figurave me karakteristika të ndryshme.

“Ideja ishte se ekzistonte dëshira për procesin e pavarësisë së Kosovës dhe kjo çështje kishte shumë shtresa. Rugova ishte pro pavarësisë dhe nuk fliste nëse nuk ishe dakord për këtë. Kishim punën e Bukoshit, më të nuancuar, që punonte me amerikanët dhe evropianët, ndërkohë që kishim edhe veprimet e aktorëve jo-shtetërorë. Nga ana tjetër, ekzistonte edhe një dimension tjetër i strategjisë për pavarësi”.

Sipas tij, Thaçi ishte një partner i besueshëm.

“Në negociata doje të kishe një UÇK që të tregonte përmes veprimeve, fjalëve dhe angazhimeve të veta se ky person ishte një negociator, një diplomat dhe mund të ishte një partner i besueshëm”.

Williams përmendi edhe raportet e Rugovës me ndërkombëtarët. “Presidenti Rugova ishte personi i parë për të cilin kam ofruar këshilla përmes Bujar Bukoshit. Ai respektonte dhe admironte çdo bisedë që zhvillonin ndërkombëtarët me të, dhe gjithmonë e përfundonte me dy fjali kryesore: pavarësinë dhe mos përdorimin e forcës”.

Paul Williams është juristi amerikan që ka këshilluar drejtpërdrejt Kosovën, si anëtar dhe këshilltar ligjor i delegacionit në Rambuje, këshilltar gjatë negociatave të statusit përfundimtar në Vjenë dhe kontribues në kornizimin kushtetues.

Ai ishte dëshmitari i dytë i mbrojtjes, pas ish-zyrtarit të lartë amerikan, James Rubin.

JU REKOMANDOJMË

E dhimbshme: Viktima që u mbyt nga vetura në Skënderaj, është profesori Miftar Lushtaku

E dhimbshme: Viktima që u mbyt nga vetura në Skënderaj, është profesori Miftar Lushtaku
17/03/2026 - 23:57

Një këmbësor është goditur për vdekje nga një veturë në orët e mbrëmjes në Skenderaj. Bëhet e ditur se i vdekur në vend të ngjarjes ka mbetur profesori...

Më shumëDetails

Ja kush janë kolegët e suspenduar të policit të arrestuar për përvetësim në detyrë (Emrat)

Ja kush janë kolegët e suspenduar të policit të arrestuar për përvetësim në detyrë (Emrat)
17/03/2026 - 23:33

Inspektorati Policor ka arrestuar një zyrtar policor dhe rekomanduar suspendimin e 4 zyrtarëve të tjerë, nën dyshimin për përvetësim në detyrë të 24 paketave me cigare në vlerë...

Më shumëDetails

Emergjenca e Spitalit të Vushtrrisë bën mrekullinë: Kthen në jetë fëmiun që arriti aty pa shenja jete

Emergjenca e Spitalit të Vushtrrisë bën mrekullinë: Kthen në jetë fëmiun që arriti aty pa shenja jete
17/03/2026 - 23:16

Një mrekulli ka bërë stafi i emergjencës së Spitalit të Vushtrrisë “Sheikh Zayed” duke kthyer në jetë një fëmijë të moshës 3 vjeçare që arriti aty pa shenja...

Më shumëDetails

“Gërvalla dhe Peci kërcënuan deputetët që të mos e votojnë Osmanin për presidente”

“Gërvalla dhe Peci kërcënuan deputetët që të mos e votojnë Osmanin për presidente”
17/03/2026 - 23:02

Ish‑anëtari i kryesisë së degës së GUXO‑s në Pejë, Ruzhdi Blakaj, ka bërë deklarata të forta kundër udhëheqësve të partisë dhe dy figurave kryesore të saj, Donika Gërvalla...

Më shumëDetails

Molliqaj: PSD-ja është subjekti i vetëm që ka narracion politik

Molliqaj për vendimin e Speciales: Kjo gjykatë tashmë ka shkaktuar shumë dëm, reagimi nuk duhet ta presë ditën e fundit
17/03/2026 - 22:48

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj tha se PSD-ja është i vetmi subjekt politik që ka narracion politik dhe ide të qarta, ndryshe nga subjektet e tjera që sipas...

Më shumëDetails

Dyshohet se i pastroi mbi 2 milionë euro përmes kompanive të tij, kapet dhe ndalohet për 48 orë një person

Dyshohet se i pastroi mbi 2 milionë euro përmes kompanive të tij, kapet dhe ndalohet për 48 orë një person
17/03/2026 - 22:42

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media kanë bërë të ditur se nën autorizimin e Prokurorisë Speciale të Republikës të Kosovës kanë zhvilluar hetime ndaj gjashtë të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Impakti Veriu.info/ Arrestohet polici Fatmir Uka dhe katër policë suspendohen, dyshohen për përvetësim të 30 mijë euro cigare

    Impakti Veriu.info/ Arrestohet polici Fatmir Uka dhe katër policë suspendohen, dyshohen për përvetësim të 30 mijë euro cigare

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Punime në katin e 10-të pa skele – Inspektorati: “Syla Group” ekspozoi punëtorët ndaj rrezikut për jetë (Dokument)

    119 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Pamje ekskluzive: Polici special shan dhe kërcënon me allti qytetarin, akuzohet edhe se vodhi cigare të destinuara për terminalin doganor

    209 Shpërndaje
    Shpërndaje 84 Tweet 52
  • Ja kush janë kolegët e suspenduar të policit të arrestuar për përvetësim në detyrë (Emrat)

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Emergjenca e Spitalit të Vushtrrisë bën mrekullinë: Kthen në jetë fëmiun që arriti aty pa shenja jete

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë