Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Krejt çka deklaroi Hashim Thaçi sot në Hagë

18/02/2026 - 15:46
në Kryesore, Lajme
A A
Hashim Thaçi e nis fjalën përmbyllëse në Hagë duke uruar për 17 Shkurtin: Unë jam i pafajshëm
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dhënë fjalën e tij përfundimtare në Dhomat e Specializuara të Hagës.

Thaçi në fjalën e tij si fillim ka uruar Ditën e Pavarësisë për tërë qytetarët e Republikës së Kosovës. Më pas ka potencuar se Sllobodan Millosheviqi ishte armiku i vetëm i Kosovës.

Pjesë nga fjalimi i tij:

Dje në Kosovë u shënua 18 vjetori i pavarësisë së Republikës së Kosovës, më 17 shkurt 2008 duke ndjerë rrahjet e zemrave të stërgjyshërve, shpallëm Kosovën të pavarur sovran dhe demokratiet. Dëshiroj të shpreh urimet më të përzemërta për këtë festë madhështore.

Të nderuar gjyqtarë, për gati tre vite në këtë sallë gjyqi ju keni dëgjuar akuzat e prokurorisë dhe argumentet e mbrojtjes. Ju i keni parë faktet, ju keni dëgjuar të vërtetën. Është vetëm një e vërtetë, që akuzat nuk qëndrojnë. Unë jam plotësisht i pafajshëm, por kam thënë dhe e them sërish me bindje të plotë. Unë bashkëndjej dhe shpreh keqardhje për të gjitha viktimat që kanë pësuar në Kosovë, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre etnike.

Të nderuar gjyqtarë, në kohën e masakrave në Çirez, Likoshan dhe Prekaz unë isha student në Universitetin e Cyrihut. Nuk po bëja plane si ta merrja kontrollin e Kosovës, por si t’i përgatisja provimet në universitet. I vetmi njëri që bënte plane morbide ishte Sllobodan Millosheviqi, për një gjenocid të ri në Kosovë. Prandaj, si shumë qytetarë të tjerë kosovarë, edhe unë më herët u detyrova ta lëshojë Kosovën, sepse regjimi i Millosheviqit më kishte ndjekë, më kishte dënuar në mungesë, me akuzën se kisha shkelë ligjet e tyre diskriminuese. Po i njëjti regjim do të mungojë në mungesë edhe presidentin Clinton, edhe sekretaren Albright… Dënime në mungesë.

Nuk mund të qëndroja anash ndërsa populli im përballej me shfarosje. Bëra atë që do të bënte secili prej jush nëse vendi juaj do të përjetonte atë që përjetoi populli im.

Të nderuar gjyqtarë, prokuroria pretendon se qëllimi ishte marrja dhe kontrolli i Kosovës. Kjo vetëm që është plotësisht e pavërtetë, krejt absurde, por është edhe thellësisht ofenduese. Është ofendim për kujtimin e mijëra heronjve që dhanë jetën për lirinë. Është ofendim për dhjetëra mijëra viktima të vrara gjatë masakrës. Është ofendim dhe e padrejt edhe për përpjekjet e NATO-s dhe aleancën përëndimore, me të cilët unë bashkëpunova ngushtë.

Të nderuar gjyqtarë, më lejoni të përsëris një vërtetë të përjetshme. I vetmi, ama bash i vetmi kundërshtar i imi, i popullit të Kosovës dhe i botës demokratike ishte Sllobodan Millosheviqi. Është e rëndë ta dëgjosh këtë akuzë, veçanërisht kur gjatë luftës kur unë nuk e dija nëse do të isha gjallë prej orës në orë e prej ditës në ditë. Unë nuk isha i sigurt nëse do të shihja familjen time, gruan time e djalin e sapolindur. E lëre më të ëndërroja të ushtroja kontroll në Kosovën e pushtuar plotësisht. Fakti që ne jemi gjallë është tërësisht rastësi dhe fat.

Unë u ktheva në atdhe duke rrezikuar jetën time për liri dhe paqe. Pyetja që shtrohet sot është: Marrja e kontrollit prej kuj? Kush? E vërteta është se kontrolli dhe pushteti ishin plotësisht në duart e hekurta të Sllobodan Millosheviqit, askuj tjetër. Shqiptarët nuk ushtronin pushtet. Është paradoksale. Ata shtypeshin nga pushteti i Sllobodan Millosheviqit. Misioni ynë si popull ishte i qartë: Mbijetesa, liria dhe paqja. Unë nuk kisha fare iluzione, por, shpresa e jonë e vetme për shpëtim ishte bota demokratike, SHBA-të dhe NATO. Prandaj i tërë fokusi im ishte ndërtimi dhe forcimi i kësaj aleance.

Për këtë qëllim, unë udhëtova në shumë kryeqytete për t’i bindur për kauzën tonë të drejtë në Bruksel, Londër, Paris, Vjenë e vende të tjera. Kudo që isha, isha në kontakt të vazhdueshëm me zyrtarët e administratës amerikane.

Millosheviqi e kishte filluar luftën në Kosovë, ndërsa ne kosovarët vetëm po vetmbroheshim. Por luftën mund ta përfundonte vetëm NATO, askush tjetër. Dhe ashtu ndodhi. Po të mos ishte intervenimi i NATO-s, s’do të kishte as liri as pavarësi të Kosovës. Pavarësia nuk ishte instrument të marrë pushtet, por për dinjitet.

Të nderuar gjyqtarë, kjo prokurori më thuri shumë lavde e më ndau shumë tituj e grada. Por e vërteta është krejt tjetër. Unë nuk isha ai i cili e transportova rezistencën nga Perëndimi në Kosovë. Unë ju bashkova rezistencës në Kosovë. Nuk ishte kthimi im nga Perëndimi arsyeja pse UÇK-ja po masivizohej. Arsyeja ishte Sllobodan Millosheviqi dhe askush më bukur s’e ka thënë sesa sekretarja Albright, citoj: Millosheviqi me sjelljet e tij ndaj popullit të Kosovës është rekrutuesi më i madh i UÇK-së. UÇK-ja nuk ishte shteti, nuk ishte ushtri e një shteti, ai ishte një organizim popullor që po mbrohej nga një shtet agresor. Fakti që UÇK nuk ishte organizuar ashtu siç pretendon prokuroria, nuk zbeh aspak rolin e saj për lirinë e Kosovës. Nuk e bën kauzën e saj për çlirim më pak fisnike e as arritjen e pavarësisë më pak historike. Suksesi më i madh i popullit të Kosovës ishte bashkëpunimi i plotë me Perëndimin. Ata na ndihmuan pikërisht sepse e dinin kush ishim dhe çfarë qëllimi kishim. Unë me asnjë çmim, në asnjë rrethanë, nuk do të rrezikoja këtë aleancë me asgjë në këtë botë. Sepse, ashtu do të rrezikoja vetë lirinë e Kosovës, ekzistencën tonë kolektive. Synimi ynë ishte paqja, nuk ishte lufta. Kur bota demokratike vendosi të thërrasë konferencën e Paqes në Rambuje, ne ju përgjigjem pozitivisht ftesës së tyre. UÇK ishte një nga tri grupe përfaqësuese në këtë konferencë. Megjithatë, gjatë gjithë procesit në Rambuje dhe Paris, ne punuam si delegacion i Kosovës. Pranuam marrëveshjen e Paqes, edhe pse ajo nuk i plotësonte të gjitha kërkesat legjitime. Por Kosova zgjodhi paqen dhe demokracinë. Serbia zgjodhi luftën dhe gjenocidin. Për të ndihmuar bashkësinë ndërkombëtare ashtu siç na ishte kërkuar nga perëndimoret, të tri grupet LDK, UÇK dhe LBD u pajtuan për formimin e një qeverie të përbashkët që do të funksiononte deri në zgjedhjet e para demokratike në Kosovë. Ishte marrëveshje për t’i bashkuar forcat, lirinë e Kosovës. Si mund dikush të pretendojë që qëllimi sihte marrja e kontrollit të Kosovës, kur ne pranuam që bashkësia ndërkombëtare ta ketë fjalën kryesore në Kosovë? Pastaj që UÇK-ja t’ia dorëzonte armët NATO-s. Pas kapitullimit të Millosheviqit, Kosova u fut nën administrimin e OKB-së. Unmik-u sqaroi se i gjithë pushteti ishte në duart e tyre. Këto ishin rrethana krejt të tjera. Unë punova me UNMIK-un dhe me partitë e tjera politike për të ndihmuar në zbatimin e mandatit në të mirë të popullit të Kosovës.

Të nderuar gjyqtarë, gjatë tërë kësaj kohe, i vetmi pushtet që kisha unë ishte pushteti i zërit tim. Dhe të nderuar gjyqtarë, siç e keni parë gjatë procesit gjyqësor, unë përdora zërin tim për të promovuar një shoqëri shumë-etnike, tolerante, në vendin tim. Unë u bëra thirrje serbëve lokalë që të qëndronin në shtëpitë e tyre dhe të jetojnë një jetë së bashku me ne. Edhe ata, sikurse edhe ne, ishin viktima të Millosheviqit. Nuk ishte aspak e lehtë ta bëje këtë, pas tërë asaj çfarë kishte ndodhur. Por ishte gjëja më e drejt dhe më e duhur që mund të bëja. Kur në Kosovë po hapeshin varre për mijëra viktima, mijëra të zhdukur nuk gjindeshin, mijëra pengje shqiptare ishin marrë me vete në Serbi. Por, Kosova ishte më e rëndësishme sesa fati im personal. Pas hyrjes së NATO-s në Kosovë dhe largimit të forcave serbe qytetarët e Kosovës nuk po luftonin. Ata po festonin lirinë e shumëpritur. Gjatë nëntë viteve para pavarësisë, 1999-2008, ne ishim qytetarë të OKB-së në vendin tonë. Gjatë kësaj kohe, unë i bëja thirrje popullatës të kishte durim, të ishin tolerantë, të bashkuar dhe të kishin besim tek partnerët ndërkombëtarë. Pavarësia ishte fryt i aleancës tonë me botën demokratike. Pas pavarësisë, punova me BE-në, SHBA-në dhe faktorë të tjerë relevantë për normalizimin e raporteve me Serbinë.

Të nderuar gjyqtarë, ajo me të cilën u përballëm nuk ishte vetëm periudha e luftës. Ishte një shekull shtypjeje dhe apartheid. Traumat kolektive shkaktuan edhe ndjenjën e fortë të zemërimit dhe hakmarrjes gjatë dhe pas luftës. Presidenti Cliton erdhi në Kosovë menjëherë pas luftës dhe na tha: ne e fituam luftën, ndërsa ju do ta fitoni paqen. Unë e mora këtë mesazh shumë seriozisht. Përdora zërin tim për të bërë thirrje për paqe, tolerancë dhe unitet. Gjatë pjesës më të madhe pas luftës, deri në shpalljen e pavarësisë, unë nuk isha në pushtet, ishte jashtë saj. Edhe kur erdha në pushtet, erdha me fitore elektorale. Kurdo që partia ime ishte në pushtet, ishte gjithmonë në koalicion me LDK-në dhe partitë tjera politike shqiptare dhe jo-shqiptare. Së bashku e bëmë shtetin, Kosovën shtet realitet. Propaganda ruse dhe serbe nuk do të na falnin lehtë. Pasi dështuan ta deligjitimojnë pavarësinë e Kosovës në GJND këtu në Hagë, ata ia mësynë Këshillit të Evropës. Ringjallën pretendimet e tmerrshme për trafikim organesh, pretendime këto të hetuara më parë nga Tribunali i Hagës, UNMIK-u dhe EULEX-i. Sapo u publikua raporti i Dick Martyt, si kryeministër i Kosovës, mbledha përfaqësuesit kryesorë ndërkombëtarë, kërkova një tjetër hetim të pavarur. Ata premtuan se do ta heqin renë e zezë mbi Kosovën. E vërteta është që propaganda ruse dhe serbe manipuloi Dick Martyn.

Kjo prokurori në vend që të heq renë e zezë Kosovës, kërkon t’ia zë diellin me të ashtuquajturën Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale. Shumë nga akuzat që kanë dëgjuar në këtë sallë, kam dëgjuar edhe nga partitë politike. Kjo prokurori lartëson në qiell dëshmitë e fabrikuara nga regjimi i Sllobodan Millosheviqit. /Insajderi.org/

JU REKOMANDOJMË

Seanca për Presidentin, Haxhiu: Pa sigurimin e 30 nënshkrimeve nga dy kandidatët, s’mund të veprojë

Seanca për Presidentin, Haxhiu: Pa sigurimin e 30 nënshkrimeve nga dy kandidatët, s’mund të veprojë
18/02/2026 - 16:46

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu ka deklaruar se, sipas interpretimeve ligjore, procesi i zgjedhjes së presidentit duhet të përfundojë më 4 mars. Ajo ka theksuar se pa sigurimin...

Më shumëDetails

Bedri Hamza pas fjalës finale në Hagë: Kosova pret drejtësi, pret t’i kthehen bijtë e vet

Bedri Hamza pas fjalës finale në Hagë: Kosova pret drejtësi, pret t’i kthehen bijtë e vet
18/02/2026 - 16:41

Pas fjalëve përfundimtare në Gjykatën Speciale në Hagë të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, kryetari i PDK-së, Bedri...

Më shumëDetails

Mishetiq pas përfundimit të seancës: Kemi arsye për të qenë optimistë për një rezultat pozitiv

Mishetiq pas përfundimit të seancës: Kemi arsye për të qenë optimistë për një rezultat pozitiv
18/02/2026 - 16:15

Avokati mbrojtës i Hashim Thaçit, Lluka Mishetiq, është deklaruar pas mbylljes së deklarimeve përfundimtare, duke thënë se procesi ka qenë proces i gjatë gjyqësor, dhe, ka arsye që...

Më shumëDetails

Çështja e presidentit në Kuvend, ja çka deklaroi kryekuvendarja Haxhiu?

A do të jetë Haxhiu kandidatja e propozuar nga VV edhe në tri seancat e ardhshme? – Tregon deputeti Rexha
18/02/2026 - 15:54

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, pas takimit me kryetarët e partive, para mediave tha se për çështjen e presidentit së pari duhet t’i ketë nënshkrimet e kandidatëve për...

Më shumëDetails

Kryegjykatësi i Speciales e mbyll çështjen gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së: Për shpalljen e aktgjykimit, jemi në kontakt

Kryegjykatësi i Speciales e mbyll çështjen gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së: Për shpalljen e aktgjykimit, jemi në kontakt
18/02/2026 - 15:44

Kryetari i trupit gjykues e mbylli çështjen gjyqësore në rastin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Gjykatën Speciale në Hagë. Charles Smith i falënderoi ekipet e...

Më shumëDetails

Krasniqi: Asnjëherë s’kam rrezikuar jetën e një njeriu, të timen po – besova që padrejtësia do thyhej

Krasniqi: Asnjëherë s’kam rrezikuar jetën e një njeriu, të timen po – besova që padrejtësia do thyhej
18/02/2026 - 15:28

Ish-kryeparlamentari i Kosovës, Jakup Krasniqi po thotë fjalët e fundit në gjyqin e tij në Hagë. Ai tha se asnjëherë nuk ka rrezikuar jetën e askujt, përkundrazi të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Rasti “Fajdeja”/Mbi 500 mijë euro para me fajde: Të akuzuarit Mulolli, Kurda, Sopjani e Haxhiu dënohen vetëm me gjobë, Krasniqi me 8 muaj burgim (Dokument)

    Rasti “Fajdeja”/Mbi 500 mijë euro para me fajde: Të akuzuarit Mulolli, Kurda, Sopjani e Haxhiu dënohen vetëm me gjobë, Krasniqi me 8 muaj burgim (Dokument)

    261 Shpërndaje
    Shpërndaje 104 Tweet 65
  • Ish Komandanti i Njësisë Speciale, Bekim Shyti sot feston ditëlindjen, ripublikojmë njërin prej aksioneve më suksesshme të tij (Video)

    180 Shpërndaje
    Shpërndaje 72 Tweet 45
  • Kjo është ora kur Thaçi pritet t’i drejtohet për herë të fundit trupit gjykues

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Haradinaj thyen gotën live në emision, kur flitet për ish-krerët e UÇK-së

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Jo veç KEK-un, Janina Ymeri ka një paralajmërim edhe për gurthyesit

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë