Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Krerët e UÇK-së do të mund të flasin nga 20 minuta: Specialja vendos agjendën e seancave përfundimtare në Hagë

19/12/2025 - 17:38
në Lajme
A A
Anulohen të gjitha seancat planifikuar në nëntor dhe dhjetor në gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gjykata Speciale në Hagë ka përcaktuar agjendën e fjalëve finale në rastin e krerëve të UÇK-së.

Siç ishte theksuar më herët, palët do të mund të dorëzojnë dosjet përfundimtare deri më 19 janar.

“Më 18 dhjetor 2025, Trupi Gjykues në çështjen kundër Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit njoftoi mbylljen e procedurës së paraqitjes së provave. Trupi Gjykues ritheksoj urdhrat e tij të mëhershëm se dosjet gjyqësore përfundimtare dhe deklarata për pasojat e krimeve të pretenduara në viktimat pjesëmarrëse duhet të dorëzohen deri më 19 janar 2026. Ai gjithashtu caktoi rendin e ditës për deklaratat përmbyllëse, që janë planifikuar për t’u paraqitur nga 9 deri 13 shkurt 2026, si dhe datat e rezervuara më 16 dhe 18 shkurt, nëse është e nevojshme”, thuhet në vendim.

Sipas agjendës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi, do të mund të flasin nga 20 minuta nëse duan në seancat e fundit.

Prokuroria do ta ketë kohën e saj prej 5 orësh e 30 minuta ditën e hënë, më 9 shkurt.

Të martën më 10 shkurt, Prokuroria do të vazhdojë edhe prej 2 orë e gjysmë, pra 8 orë në total.

Të martën gjithashtu, do ta thotë fjalën përfundimtare avokati i viktimave që ka kërkuar 2 orë kohë.

Të mërkurën, fjalën finale e thotë mbrojtja e Thaçit prej 4 orë e gjysmë.

Të mërkurën pasdite, dhe të enjten, mbrojtja e Veselit, dhe më pas e Krasniqitd he e Selimit.

Të hënën e 16 shkurtit, trupi gjykues do të adresojë pyetje nëse ka.

Të mërkurën më 18 shkurt, do ta ketë kohën për përgjigje Prokuroria prej 2 orë e gjysmë, e më pas komente nga secili avokat mbrojtës.

Kurse, krejt në fund janë fjalët finale nga krerët e UÇK-së, ku secili ka nga 20 minuta.

“Para këtij vendimi, Trupi Gjykues hodhi poshtë kërkesën e ZPS-së për të paraqitur kundërprova, duke konstatuar se nuk ishin plotësuar kushtet për pranimin e provave të tilla. Trupi Gjykues gjithashtu hodhi poshtë kërkesën e Mbrojtjes që t’i lejojë apelimin e vendimit të mëparshëm me të cilin ishte refuzuar kërkesa për procedurë të veçantë të përcaktimit të dënimit, duke konfirmuar se çdo përcaktim i dënimit, në rast se është i zbatueshëm, do të shqyrtohet me Aktgjykimin”, thuhet në vendim.

Pas këtyre seancave, gjyqtarët do të kenë tre muaj kohë për ta marrë vendimin.

JU REKOMANDOJMË

Çitaku: Vendi mund të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme në fund të këtij viti
Lajme

Çitaku falënderon shtetin e Bahamas për njohjen e Kosovës: Mirënjohje për secilin që kontribuoi në këtë proces

19/12/2025 - 18:40
Kurti reagon për njohjen nga Bahamas, i jep kredit Osmanit dhe partnerëve të Kosovës
Kryesore

Kurti reagon për njohjen nga Bahamas, i jep kredit Osmanit dhe partnerëve të Kosovës

19/12/2025 - 18:24
Mozzik nga Ferizaj: Bedri Hamza është Kryeministri në ardhje
Lajme

Mozzik nga Ferizaj: Bedri Hamza është Kryeministri në ardhje

19/12/2025 - 18:00
Mediat britanike: Vidhen të dhënat e qeverisë britanike në një sulm kibernetik
Lajme

Mediat britanike: Vidhen të dhënat e qeverisë britanike në një sulm kibernetik

19/12/2025 - 17:53
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, pritjet në Jarinje deri në 2 orë
Kryesore

Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, pritjet në Jarinje deri në 2 orë

19/12/2025 - 17:48
Nënkryetari i Kuvendit malazez, Bërnabiqit: Kosovën në thelb e ka njohur Vuçiqi
Lajme

Nënkryetari i Kuvendit malazez, Bërnabiqit: Kosovën në thelb e ka njohur Vuçiqi

19/12/2025 - 17:33

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Aksion i Policisë në Pejë, kapen rreth 1 kilogram drogë e 2 armë, i dyshuari në arrati po kërkohet nga policia

    Ky është zyrtari i ATK-së i arrestuar në flagrancë në aksionin kundër korrupsionit

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Këta janë të arrestuarit për dallavere me shpronësime (Emrat)

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Konkursi i shpallur nga ish drejtori Slamniku anulohet nga qeverisja e re në Fushë Kosovë – dyshohet për shkelje ligjore

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Qeveria miraton vendime preliminare për shpronësime në disa projekte infrastrukturore

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Ky është ish-ministri i arrestuar nga aksioni Polici-AKI – konfiskohen edhe tri vetura

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë