Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Krerët e UÇK-së që po mbahen në Hagë i shkruajnë letër trupit gjykues, u kërkojnë ta ruajnë paanshmërinë

26/11/2024 - 20:55
në Kryesore, Lajme
A A
Krerët e UÇK-së që po mbahen në Hagë i shkruajnë letër trupit gjykues, u kërkojnë ta ruajnë paanshmërinë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, kanë kërkuar nga trupi gjykues në Gjykatën Speciale, që ta ruajë paanshmërinë dhe të mos mbajë anën e Prokurorisë. Përmes një letre drejtuar trupit gjykues, ata kanë thënë se janë shkelur të drejtat e të akuzuarve për gjykim të paanshëm dhe tribunal të pavarur.

Avokatët e krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë, ua kanë nisur një kërkesë gjyqtarëve të Dhomave të Specializuara në Hagë.

Në kërkesën e publikuar në faqen zyrtare të Speciales, avokatët e Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit kanë kërkuar nga gjyqtarët që mos t’ia mbajnë anën Prokurorisë Speciale, por të jenë të paanshëm në zbardhjen e së vërtetës.

Sipas letrës 10 faqëshe të avokatit Luka Misetiq, Rodney Dixon, Geoffrey Roberts dhe Venkatesëari Alegandra, në hyrje thuhet se: “Është thelbësore që trupi gjykues jo vetëm që duhet të ushtrojë funksionet e tij në mënyrë të paanshme, por po ashtu duhet të sigurojë edhe shfaqjen e paanshmërisë. Marrja në pyetje nga gjyqtarët po çon përpara çështjen e Prokurorisë ose një çështje gjyqësore të ngjashme me të, duke marrë rolin që normalisht do të luante Prokuroria dhe duke dështuar në sqarimin ose eksplorimin e ndonjë informacioni shfajësues. Prandaj, mbrojtja e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit kërkon nga trupi gjykues që të ndërmarrë hapa për të siguruar pamjen e paanësisë dhe për të kufizuar paragjykimet ndaj mbrojtjes gjatë marrjes në pyetje gjyqësore”.

Mbrojtja e të akuzuarve ka shprehur shqetësimet e mëhershme të shpalosura para trupit gjykues për këtë çështje. Sipas tyre, dokumentet që janë pranuar si prova gjatë dëshmive të dëshmitarëve të Prokurorisë, tregon se në këtë çështje ka mungesë të paanshmërisë.

Një çështje tjetër që katërshja ka përmendur në letrën drejtuar Speciales, thuhet se në shumë raste, gjyqtarët kanë bërë më shumë pyetje se vetë mbrojtja.

“Deri më 11 nëntor 2024, marrja në pyetje nga gjyqtarët ka zgjatur 71 orë 36 minuta e 34 sekonda, që përbën 13 ditë kohë gjyqësore, ose më shumë se një bllok të tërë provash, pa marrë parasysh këtu kohën e nevojshme për marrje në pyetje shtesë pas marrjes në pyetje gjyqësore. Prandaj, sipas tyre, koha e përdorur për marrjen në pyetje gjyqësore tejkalon kohën e përdorur nga tre nga katër ekipet e mbrojtjes.

Avokatët vlerësojnë se koha që u kushtohet pyetjeve gjyqësore është shumë e konsiderueshme dhe po ndikon në zhvillimin e shpejtë të këtyre procedimeve.

Mbrojtja e katërshes ka vlerësuar se në bazë të kohës që janë parashtruar pyetjet për dëshmitarët, del se gjyqtarët e kësaj gjykate po ia mbajnë anën Prokurorisë së Specializuar.

“Marrja në pyetje gjyqësore po krijon përshtypjen se Paneli nuk e sfidon rastin e Prokurorisë, përkundrazi po përdor pjesën më të madhe të kohës dhe po e drejton shumicën e pyetjeve drejt temave fajësuese, duke krijuar përshtypjen e qartë se prezumimi i pafajësisë së të akuzuarit nuk është duke u respektuar. Mënyra dërrmuese e njëanshme në të cilën është kryer marrja në pyetje gjyqësore në këtë gjykim ka krijuar vetë kuptimin e njëanshmërisë që Kolegji i Apelit e citoi shprehimisht si kufizim në marrjen në pyetje gjyqësore, dhe ka shkelur të drejtat e të akuzuarit për gjykim të pavarur dhe gjykatë të paanshme.

Avokatët në letrën e tyre kanë shkruar se të akuzuarit kërkojnë nga paneli që të marrë parasysh kritikat e tyre dhe të marrë masa që secili anëtar I panelit të veprojë jo vetëm në mënyrë të paanshme, por të përpiqet të krijojë pamjen e paanshmërisë gjatë parashtrimit të pyetjeve drejtuar dëshmitarëve./RTK

JU REKOMANDOJMË

“Albin Kurti për herë të parë e ka shijuar një politikë të koordinuar me aleatët”- Ish kryenegociatori për dialogun Kosovë-Serbi
Lajme

Gërvalla na ftoi të mos u besojmë ambasadorëve, Arifi: Katastrofë institucionale dhe politike

24/05/2025 - 22:55
Bajrami i reagon Krasniqit për Grantin e Performancës për Komunat: Mos baltosni punët e mira të qeverive të kaluara
Lajme

Bajrami sfidon Kurtin: As ti as Nagavci nuk keni meritë për programin e Energjetikës, përgjigju për skandalet në sektor

24/05/2025 - 22:48
Joe Biden shfaqet për herë të parë pas diagnostikimit me kancer, shkon në diplomim të nipit të tij
Lajme

Joe Biden shfaqet për herë të parë pas diagnostikimit me kancer, shkon në diplomim të nipit të tij

24/05/2025 - 22:38
Rrëfimi i rëndë i Liridon Osmanit për rra’hjen brutale që mori në sy të vajzës së tij: Personat ishin me maska dhe helmeta (VIDEO)
Kryesore

“Vajza po i vuan traumat, po qan e po bërtet natën” – Liridon Osmani me rrëfim të rëndë për vajzën e vogël në sy të së cilës u sul’mua (VIDEO)

24/05/2025 - 22:32
Alarmante: Hapet një mesxhide ilegale në Mitrovicë, Ekrem Avdiu ngre alarmin
Lajme

Alarmante: Hapet një mesxhide ilegale në Mitrovicë, Ekrem Avdiu ngre alarmin

24/05/2025 - 22:11
Moore: Rugova ka qenë shtetar, Kurti nuk i respekton as qytetarët e vetë – koha që të merret vendimi: zgjedhje ose qeveri
Lajme

Moore: Rugova ka qenë shtetar, Kurti nuk i respekton as qytetarët e vetë – koha që të merret vendimi: zgjedhje ose qeveri

24/05/2025 - 21:44

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Këta janë të arrestuarit për grabitjen në Pejë (Emrat dhe mbiemrat)

    Këta janë të arrestuarit për grabitjen në Pejë (Emrat dhe mbiemrat)

    186 Shpërndaje
    Shpërndaje 74 Tweet 47
  • Ekskluzive: Liridon Osmani përmend me emër anëtarin e familjes Gërbeshi që e kërcënoi i pari përmes telefonit (VIDEO)

    164 Shpërndaje
    Shpërndaje 66 Tweet 41
  • Osmani: E kam ditë që familja Gërbeshi nuk janë burra, burri që është burrë del… (VIDEO)

    125 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Deri në 30 gradë, ja kur do të fillojnë temperaturat verore

    124 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • “Në moshën 13 vjeçare i vdiq nëna, pastaj edhe babai, punonte për mbijetesë”-Ja si e përshkruante jetën e tij Festim Isufi

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë