Pasi kabineti i sigurisë izraelite mbrëmë udhëzoi IDF-në të pushtonte Qytetin e Gazës, Shefi i Shtabit, Gjenerali Eyal Zamir tha se ushtria do ta zbatojë planin “në mënyrën më të mirë të mundshme”.
“Ne do të vazhdojmë të udhëheqim nga përgjegjësia kombëtare që i është ngarkuar IDF-së dhe komandantëve të saj. Ne jemi përgjegjës për gatishmërinë e ushtrisë, sigurinë e shtetit dhe qytetarëve të tij, kthimin e pengjeve dhe mposhtjen e Hamasit, dhe kështu do të bëjmë”, tha Zamir.
“Përgjegjësia ime është t’ju ofroj juve dhe ushtarëve në veçanti sa më shumë siguri të jetë e mundur, të krijoj pauza dhe një qëndrueshmëri të duhur. Është në dritën e kësaj përgjegjësie që ne veprojmë”, shtoi ai.
Zamir njoftoi se IDF po “punon mbi planin e ri.
“Ne do ta thellojmë planifikimin, do të përgatitemi në nivelin më të lartë në të gjitha aspektet e tij dhe, si gjithmonë, do ta kryejmë misionin në mënyrën më të mirë të mundshme.”
Sipas ushtrisë, Zamir theksoi gjithashtu se “ndërsa lufta zhvillohet, IDF do të veprojë për të mbrojtur jetën e pengjeve, do t’u lejojë forcave të rifreskohen në mënyrë që të forcojnë qëndrueshmërinë dhe do të veprojë sipas vlerave dhe frymës së IDF-së”.