Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kreu i Pensionistëve: Do t’i hakmerremi Qeverisë “Kurti”, na përbuzën e na fyen

06/10/2024 - 09:38
në Kryesore, Lajme
A A
Kreu i Pensionistëve: Do t’i hakmerremi Qeverisë “Kurti”, na përbuzën e na fyen
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Pak muaj para zgjedhjeve të reja parlamentare, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025, drejtues të subjekteve politike opozitare kanë filluar të japin premtime për rritje të pensioneve.

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka deklaruar të mërkurën se pensioni miminal kontributdhënës do të jetë 500 euro, shumë më shumë se që marrin pensionistët aktualisht.

Në Kosovë pensioni bazik, të cilët e marrin edhe 150 mijë pensionistë, është 100 euro, përderisa pensionistët kontributdhënës më së shumti i marrin rreth 265 euro në muaj, varësisht prej shkollimit dhe përvojës së tyre.

Kreu i Pensionistëve të Kosovës, Nijazi Gashi, ka deklaruar për portalin Front Online se Qeveria “Kurti” i ka injoruar nevojat financiare të pensionistëve. Ai theksoi se pensionistët janë lënë pas dore dhe se qeveria nuk ka ndërmarrë asnjë hap konkret për të përmirësuar situatën e tyre.

‘’Qeveria jo që nuk ka bërë asgjë, por ka bërë keq tërë kohën dhe nuk është marrë me çështjen e pensionistëve fare. Qeveria ka kohë që i ka lënë pas dore pensionistët e nuk merret fare me ta, na ka përbuzur e na ka fyer, gjë që është e papranueshme’’, tha Gashi për FrontOnline.

Gashi nënvizoi se pensionet që marrin të moshuarit në Kosovë janë jashtëzakonisht të ulëta dhe të pamjaftueshme për të mbuluar nevojat e tyre themelore.

Ai e akuzoi Qeverinë, siç tha për gënjeshtra, duke pretenduar se kishte rritur pagat, ndërsa realiteti sipas tij tregon të tregon të kundërtën. Sipas tij, kjo është një situatë e papranueshme që reflekton mungesën e respektit ndaj pensionistëve.

‘’Ne e dimë që pensionet që i marrin të moshuarit në Kosovë janë të pa mjaftueshme, janë një shume shumë e vogël, mirëpo kjo qeveri përkundër kësaj nuk ka marrë asnjë hap.Qeveria Kurti edhe kategoritë e tjera i ka gënjyer kinse u ka rritur pagat për pensione s’po flas hiç se dihet siç është gjendja s’ka asnjë rritje’’, deklaroi Gashi.

Ai gjithashtu përmendi se, megjithëse pensionistët janë trajtuar si “qytetarë të dorës së dytë”, ata kanë bërë protestat e tyre në mënyrë të qetë dhe paqësore, duke përdorur simbole si trëndafila dhe pëllumba të bardhë për të shprehur paqen

Gashi përfundoi duke nënvizuar se pensionistët do të hakmerren në mënyrën e tyre për këtë injorim, duke lënë të kuptohet se ata nuk do të heshtin përballë padrejtësive që po iu bëhen.

“Pensionistët kjo qeveri i ka trajtuar si të mos jenë fare qytetarë të këtij vendi.Ne nuk e kemi zakon me e gjuajtë policinë tonë me gurë dhe me i thyer xhamat e kuvendit, përkundrazi ne kemi protestë bë mënyrë shumë paqësore e më të kulturuar të mundshme, me trëndafila e me pëllumba të bardhë. Qeveria prapë nuk ka kuptuar kështu që le të mbetet në ndërgjegjen e tyre, ne do të hakmerremi në mënyrën tonë dhe ata do ta përjetojnë hakmarrjen tonë por do të jetë shumë vonë ‘’, përfundoi Kryetari i Shoqatës së Pensionistëve, Nijazi Gashi.

Shuma e pensionit kontribut pagues të moshës nga muaji janar 2016 ka pësuar ndryshime ku pensionet paguhen sipas kategorizimeve në bazë të nivelit të shkollimit si në vijim: Kategoria e parë-pensionist i pa arsimuar ose me arsim fillor – shuma e pensionit është 182 euro; Kategoria e dytë – pensionist me arsim të mesëm- shuma e pensionit është 198 euro; Kategoria e tretë –pensionist me arsim të lartë – shuma e pensionit është 214 euro; Kategoria e katër –pensionist me arsim universitar- shuma e pensionit është 265 euro./FrontOnline/

JU REKOMANDOJMË

Ish-deputeti i PDK-së aderon te Nisma, shkak qeverisja e Shaqir Totajt: Prizreni nuk ka nevojë për fjalë boshe
Lajme

Ish-deputeti i PDK-së aderon te Nisma, shkak qeverisja e Shaqir Totajt: Prizreni nuk ka nevojë për fjalë boshe

11/07/2025 - 23:54
“Këtu humbet kryet”- Bllaca kërkonte garanci nga Brukseli për dëshmitë kundër UÇK-së
Lajme

“Këtu humbet kryet”- Bllaca kërkonte garanci nga Brukseli për dëshmitë kundër UÇK-së

11/07/2025 - 22:55
Policia kapë 5 emigrantë në një rimorkio kamioni në terminalin doganor në Ferizaj, arrestohet shoferi kosovar
Lajme

Policia kapë 5 emigrantë në një rimorkio kamioni në terminalin doganor në Ferizaj, arrestohet shoferi kosovar

11/07/2025 - 22:49
“Ku ka kallashnikov, ka edhe plumb”- Bllaca kërcënonte EULEX-in duke premtuar dëshmi për “peshqit e mëdhenj” në Hagë
Kryesore

“Ku ka kallashnikov, ka edhe plumb”- Bllaca kërcënonte EULEX-in duke premtuar dëshmi për “peshqit e mëdhenj” në Hagë

11/07/2025 - 22:45
Pozhari: Po rriten ndasitë mes partive, zgjedhjet po duken të pashmangshme
Lajme

Pozhari: Po rriten ndasitë mes partive, zgjedhjet po duken të pashmangshme

11/07/2025 - 22:29
Popullsia e BE-së arrin rritje rekord
Lajme

Popullsia e BE-së arrin rritje rekord

11/07/2025 - 22:24

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ishte i dyshuar për vjedhjen e arit brenda Policisë, ky është komandanti që u shkarkua nga Stacioni Policor në Klinë

    Ishte i dyshuar për vjedhjen e arit brenda Policisë, ky është komandanti që u shkarkua nga Stacioni Policor në Klinë

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • E vizitoi të dënuarin me burgim të përjetshëm, reagon Ziza Pajaziti

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Osmani e përmendi Vuçiqin si ministër të propagandës së Millosheviqit në SHBA, Petkoviq reagon me gjuhë fyese

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Mbindërtim pa leje në çatinë e “Mitrovica Mall”, Inspeksioni i jep një ditë afat investitorit Riad Bashota ta demolojë

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Lajmi i fundit: Del raporti psikiatrik për Naim Murselin, ky është rezultati

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë