Një person i kërkuar për tri raste të vjedhjeve është arrestuar të martën në Gjakovë.
Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes një postimi në Facebook, ku thotë se i njëjti me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.
I dyshuari me iniciale A.B., është i moshës madhore dhe ishte i përfshirë në vjedhjet e ndodhura në lokacione të ndryshme në qytetin e Gjakovës, në rrugën “Fan S.Noli”, “UÇK”, dhe “Marin Barleti”
“Më datë 03 shkurt 2026, kjo njësi ka arritur të arrestojë një person të moshës madhore A.M., i cili ishte i përfshirë në tri (3) raste të iniciuara për veprën penale “Vjedhje e rëndë”, të ndodhura në lokacione të ndryshme në qytetin e Gjakovës, në rrugët “Fan S. Noli”, “UÇK” dhe “Marin Barleti”.
Me urdhër të prokurorit ky person është dërguar në mbajtje për 48 orë.”, thuhet në njoftim.














