Një gjykatëse në Las Vegas u sulmua nga një kriminel gjatë një seance gjyqësore pasi ajo vendosi t’i mohojë lirimin me kusht.
Gjyqtarja Mary Kay Holthus nga Gjykata e Qarkut Clark ishte në mes të dënimit kur krimineli i dënuar Deobra Delone Redden e sulmoi.
Pamjet video tregojnë momentin e frikshëm kur Redden u hodh nga vendi ku po qëndronte dhe shkoi në stolin e gjyqtares për ta qëlluar. Ndërsa hidhet drejt gjyqtares së tronditur, Redden dëgjohet duke e ofenduar.
Oficeri i policisë së bashku me gjyqtaren u përpoqën të shmangnin sulmin, por ai hodh mbi të dy dhe filloi të rrihte brutalisht.
Gjyqtarja Holthus ka pësuar lëndime si pasojë e sulmit dhe gjendja e saj po monitorohet.
Oficeri i policisë u plagos gjithashtu dhe u desh të transportohej në spital pas sulmit brutal.