Një incident ka ndodhur mbrëmë në Vushtrri, ku një person ka sulmuar anëtarët e familjes, shkruan Gazeta Online Veriu.info.
Me të arritur policia në vendin e ngjarjes, i njejti ka sulmuar fizikisht edhe zyrtarin policor.
I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Veriu.info
“Vushtrri 21.01.2025 – 00:10 . Është arrestuar një i dyshuar m/k pasi që i njëjti kishte ushtruar dhunë psikike ndaj anëtarëve të familjes së tij. Me të arritur njësiti policor në vendin e ngjarjes , i dyshuari kishte sulmuar fizikisht njësitin policor duke ju shkaktuar lëndime të lehta trupore sipas raportit mjekësor, tretman mjekësor ju është ofruar edhe të dyshuarit për shkak të gjendje së rënduar psikologjike. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuar është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin policor.