Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kritere të kurdisura? Auditori gjen dyshime për dallavere me tenderë për Festivalin e Këngës në RTK

04/06/2025 - 09:38
në Lajme
A A
Kritere të kurdisura? Auditori gjen dyshime për dallavere me tenderë për Festivalin e Këngës në RTK
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Raporti i Auditorit për Radiotelevizionin e Kosovës ka evidentuar dyshime të mëdha për dallavere me tenderë për organizimin e Festivalit të Këngës.

Raporti qysh në start, evidenton se një tender në vlerë mbi 10 mijë euro për dizajn grafik, ishte shpallur pa procedura të tenderimit.

Sipas Auditorit, nuk ishte evidentuar asnjë emergjencë në këtë tender që i ishte dhënë një kompanie nga Shqipëria për festivalin në krye të së cilit ishte Adi Krasta.

“Gjatë vitit, 2024 RTK kishte lidhur kontratë duke përdorur procedurën e negociuar pa publikim për lidhjen e një kontrate për “Realizimin e dizajnit dhe grafikeve për Festivalin e Këngës në RTK 2024” në vlerë prej 10,150€ me një kompani nga Shqipëria, pa dokumentuar qartë arsyetimin ligjor për shmangien e publikimit dhe konkurrencës. Nuk ishte evidentuar ndonjë situatë emergjente, as ndonjë rrethanë që e bënte të pamundur zbatimin e procedurave të tjera të hapura apo të kufizuara, siç kërkohet nga Ligji për Prokurimin Publik”, thuhet në Raportin e Auditorit, raporton Nacionale.

Dyshimet rriten me disa kritere tejet specifike, të cilat mund t’ia kenë hapur rrugën një kompanie të caktuar.

Kjo pasi ishte theksuar se kompania duhet të dorëzojë dëshmi se ka përfunduar me sukses punën në festivale apo koncerte të ngjashme. Sipas Auditorit, ky kriter ishte diskriminues, pasi në Kosovë nuk kishte pasur festivale të tilla më parë.

“Në dosjen e tenderit për “Shërbime teknike për festivalin e dytë të Këngës në Kosovë” në vlerë 96,840€, në kërkesat mbi mundësitë teknike dhe/ose profesionale, pika 5 është kërkuar që OE duhet të ketë listën e kontratave dhe referencat e lëshuara nga punëdhënësi që ku ka përfunduar me sukses ofrimin e shërbimeve teknike në ndriçimin dhe zërim në festivale apo në koncerte të mbyllura. Për më tepër, është përcaktuar që të paktën njëra nga këto kontrata të jetë për realizimin e festivalit të këngës të mbajtur në ndonjë televizion publik në rajon apo më gjerë për garën Kënga e Eurovizionit apo eventeve të ngjashme gjatë tre viteve të fundit nga data e publikimit për kontratë. Ky kriter si i tillë ishte diskriminues, pasi në Kosovë nuk kishte pasur festivale të tilla të organizuara më parë dhe, si rrjedhojë, operatorët vendorë nuk kishin mundësi reale për të përmbushur këtë kërkesë, duke u përjashtuar në këtë mënyrë nga konkurrenca. Në anën tjetër, OE kishte ofertuar me çmimin e përfshirë me TVSH në vlerë 16,140€ përkundër faktit që furnizimet dhe shërbimet nga importi të kësaj natyre ishin të liruara nga TVSH-ja sipas ligjit në fuqi”, thuhet në raportin e Auditorit.

Një shkelje tjetër e dyshimtë, është edhe ajo për tenderin e veturave.

“Gjithashtu, RTK nuk kishte arritur të bënte zgjidhje afatgjatë ose me kohë për shfrytëzimin e veturave për nevojat e RTK-së edhe pse kishte kontratë publike për 60 muaj. Pas skadimit të kësaj kontrate kishte përdorur procedurë të negociuar për kontratën “Shfrytëzimi afatshkurtër i veturave për nevojat e RTK-së” në vlerë 33,900€”, thuhet në raportin e Auditorit.

JU REKOMANDOJMË

AAK me Deklaratë Politike: VV e ka qëllim të uzurpojë të gjithë pushtetin, ka degraduar institucionet e vendit
Lajme

AAK me Deklaratë Politike: VV e ka qëllim të uzurpojë të gjithë pushtetin, ka degraduar institucionet e vendit

05/06/2025 - 23:06
Ish-nënkryetari i VV-së: Në vend është instaluar një politikë e frikës
Lajme

Sejdiu kritikon skenën politike: Kurrkush s’po vepron – ne me 16 deputetë ‘patare’ një Kosovë e kemi bërë

05/06/2025 - 22:50
Cilat janë lidhjet e drejtueseve të KOSTT-it me Lëvizjen Vetëvendosje dhe Qeverinë?
Kryesore

Cilat janë lidhjet e drejtueseve të KOSTT-it me Lëvizjen Vetëvendosje dhe Qeverinë?

05/06/2025 - 22:43
“Defender25” në Durrës, Ambasada amerikane në Tiranë: Stërvitja jonë më e madhe vjetore në Evropë
Kryesore

“Defender25” në Durrës, Ambasada amerikane në Tiranë: Stërvitja jonë më e madhe vjetore në Evropë

05/06/2025 - 22:17
“Përparim Rama e ka të vështirë fitoren’’, Ahmeti për garën në kryeqytet: S’mundesh gjithë me thanë “s’më kanë lanë”
Lajme

“Përparim Rama e ka të vështirë fitoren’’, Ahmeti për garën në kryeqytet: S’mundesh gjithë me thanë “s’më kanë lanë”

05/06/2025 - 22:03
27 dështime, Krasniqi: VV-ja lëviz vetëm kur i rrezikohet mbështetja elektorale
Kryesore

27 dështime, Krasniqi: VV-ja lëviz vetëm kur i rrezikohet mbështetja elektorale

05/06/2025 - 21:52

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Prej aksidentit deri te vdekja: Katër orët dramatike të Armir Osmanit (VIDEO)

    Prej aksidentit deri te vdekja: Katër orët dramatike të Armir Osmanit (VIDEO)

    1432 Shpërndaje
    Shpërndaje 573 Tweet 358
  • Si i kaloi krejt filtrat vajza e trafikantit të kokainës dhe u dekretua gjyqtare nga presidentja

    158 Shpërndaje
    Shpërndaje 63 Tweet 40
  • Pagesat për lehona dhe shtesat për fëmijë, Hekuran Murati jep detaje!

    125 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Lajm i mirë për punëtorët e sektorit publik: Rriten pagat

    122 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Pse Naim Murseli kërkoi burgim të përjetshëm? Kush e mësoi? (VIDEO)

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë