Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

‘Kritika ime ndaj Trump ka qenë e gabuar’, thotë i zgjedhuri i Mbretërisë së Bashkuar për ambasador në SHBA

29/01/2025 - 16:48
në Kryesore, Lajme
A A
‘Kritika ime ndaj Trump ka qenë e gabuar’, thotë i zgjedhuri i Mbretërisë së Bashkuar për ambasador në SHBA
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

I zgjedhuri i Mbretërisë së Bashkuar për ambasadorin e ardhshëm në SHBA, Lordi Peter Mandelson, i ka përshkruar kritikat e tij të mëparshme ndaj Donald Trump si “të keqgjykuara dhe të gabuara”.

Duke folur në një intervistë me transmetuesin amerikan Fox News, ai tha se presidenti i ri amerikan kishte fituar “respekt të ri” nga ai, duke shtuar se ishte “mjaft i sigurt” se Trump do ta miratonte emërimin e tij.

Si pjesë e procesit, kredencialet e Lord Mandelson duhet t’i paraqiten Trumpit, për të cilin thuhet se presidenti pritet të pranojë, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.

Në vitet e mëparshme, Lord Mandelson e ka përshkruar Trumpin si “të pamatur” dhe “një ngacmues”.

Në një intervistë me një gazetar italian në vitin 2019, ai e përshkroi Trumpin si “të pamatur dhe një rrezik për botën”.

Kjo pasoi një intervistë të vitit 2018 me Evening Standard, ku ai e përshkroi Trumpin si “një ngacmues” (bully).

Por ai tha për Fox Neës: “Unë i bëra ato komente gjashtë vjet më parë në vitin 2019, që më tepër ishin të udhëhequra nga një gazetar italian… ishte një kohë në Britani, meqë ra fjala, me politikë shumë të tensionuar dhe kishte emocione të larta për shumë gjëra në Britaninë e asaj kohe”.

“Unë i konsideroj komentet e mia për Presidentin Trump si të pagjykuara dhe të gabuara”.

“Dhe unë mendoj se koha dhe qëndrimet ndaj presidentit kanë ndryshuar që atëherë.”

Duke pranuar mandatin e dytë “të jashtëzakonshëm” të Trump, Lordi Mandelson tha se Trump kishte fituar “respekt të ri” prej tij dhe tha se nuk kishte dëgjuar asgjë nga Shtëpia e Bardhë që të sugjeronte se do të kishte ndonjë vështirësi në lidhje me emërimin e tij.

“Unë mendoj se presidenti Trump do të shikojë kredencialet e mia dhe do të mendojë se çfarë është më e mira për marrëdhëniet në vazhdim”, tha ai.

“Presidenti është një person i mirë, është një person me mendje të drejtë dhe kjo është arsyeja pse ndihem mjaft i sigurt se, kur siç them unë ai shikon kredencialet e mia, ai do të mendojë ‘mirë unë mendoj se ky njeri mund të funksionojë mirë për të dy vendet tona dhe marrëdhëniet tona të veçanta”.

Ai shtoi se Trump mund të jetë “një nga presidentët më të rëndësishëm” të SHBA-së.

JU REKOMANDOJMË

Kurti në Davos takohet me Ministrin e Tregtisë së Kanadasë për të forcuar marrëdhëniet tregtare
Kryesore

Kurti në Davos takohet me Ministrin e Tregtisë së Kanadasë për të forcuar marrëdhëniet tregtare

19/01/2026 - 22:45
MSH-ja reagon rreth trajtimeve të dyshimta të Arianit Sllamnikut me fëmijët me autizëm
Kryesore

MSH-ja reagon rreth trajtimeve të dyshimta të Arianit Sllamnikut me fëmijët me autizëm

19/01/2026 - 22:25
Përdorimi i ngjyrës së dukshme për shënjimin e votuesve, Daka: Regres, vendim i çuditshëm i KQZ’së
Kryesore

Daka: Asnjëherë s’ka ndodhur me pasë 6 mijë vota dallim për një kandidat

19/01/2026 - 22:10
Miftaraj thotë se Qeverisë i mungon vullneti për implementimin e Kontratës Kolektive
Kryesore

“Nëse këta kandidatë kishin komunikim me telefon me komisionerë e ju kanë thanë 500 a 1 mijë euro për votat, nuk merren si prova”, Miftaraj tregon se si mund të shkojë procesi i hetimit

19/01/2026 - 21:58
Haxhiu: Ligji për çmimin e barnave nuk po implementohet, mund të ketë rritje të kontrabandës
Kryesore

Bekim Haxhiu: Nuk ka demokraci me metoda staliniste, rinumërimi total mund të korrigjojë vetëm pjesërisht dëmin

19/01/2026 - 21:31
Abdixhiku: Kuvendi i LDK-së thirret më 31 janar, vendimmarrje përmes demokracisë së brendshme
Kryesore

Abdixhiku: Kuvendi i LDK-së thirret më 31 janar, vendimmarrje përmes demokracisë së brendshme

19/01/2026 - 20:44

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • M.V.: “Humba testisin pas gabimeve të mjekut në Klinika Amerikane” – inspektorati gjobë qesharake për punën ilegale të Dr. Ekrem Sefiu (Dosja)

    M.V.: “Humba testisin pas gabimeve të mjekut në Klinika Amerikane” – inspektorati gjobë qesharake për punën ilegale të Dr. Ekrem Sefiu (Dosja)

    188 Shpërndaje
    Shpërndaje 75 Tweet 47
  • Skandali i “Medical Park”: Inspektorati kishte zbuluar shërbime shëndetësore pa licencë dhe staf ilegal, përfshirë edhe kardiologun Mahmut Çakmak (Dokument)

    306 Shpërndaje
    Shpërndaje 122 Tweet 77
  • Ekskluzive: Dr. Linda gjobitet për shërbime ilegale të botox-ave dhe fillerave, inspektorati mbylli “Facial AM” të doktoreshës së VIP-ave (Dosja 40 faqe)

    551 Shpërndaje
    Shpërndaje 220 Tweet 138
  • Këta janë mjekët që u kapën duke punuar ilegalisht në “American Hospital Kosova II” – spitali i Klodian Allajbeut u gjobit nga inspektorati shëndetësor (Dokument)

    267 Shpërndaje
    Shpërndaje 107 Tweet 67
  • Detaje nga aksioni në Ministrinë e Brendshme: Këta janë dy të dyshuarit

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë