Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kritikohet vendimi i MASHT-it për subvencionim të librave, njohësit thonë se po keqpërdoren mjetet

02/08/2025 - 09:25
në Kryesore, Lajme
A A
Kritikohet vendimi i MASHT-it për subvencionim të librave, njohësit thonë se po keqpërdoren mjetet
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ministria e Arsimit edhe këtë vit do të vazhdojë me skemën e subvencionimit për blerjen e teksteve shkollore, duke mbështetur financiarisht prindërit e nxënësve nga klasa e parë deri në të nëntën.

Aplikimi për përfitimin e kësaj mbështetjeje pritet të hapet në fillim të muajit gusht.

Megjithatë, njohës të fushës së arsimit po e shohin me probleme këtë proces, duke theksuar se gjatë dy viteve të fundit janë evidentuar një sërë problemesh, përfshirë vështirësitë në furnizim me libra dhe rastet e keqpërdorimit të subvencioneve.

Ish-zv.ministri i Arsimit: Subvencionet për libra po keqpërdoren, MASHT-i duhet të bëjë verifikime

Ish-zëvendësministri i Arsimit, Dukagjin Pupovci, ka folur për “Front Online” lidhur me vendimin e Ministrisë së Arsimit që edhe këtë vit të subvencionojë prindërit për blerjen e teksteve shkollore për nxënësit nga klasa e 1-rë deri në të 9-ën.

Pupovci deklaroi se nga ky manual ka keqpërdorime nga prindërit, por shpreson që MASHT-i ka marr masat e duhura.

“Shpresoj qe MASHT-i këtë vit i ka bërë përmirësimet e duhura se problemet që po i kanë prindërit me gjetjen e librave të caktuar e kemi edhe këtë situatën të keqpërdorimeve të atyre që jetojnë jashtë vendit dhe atyre që i marrin subvencionet dhe nuk i shpenzojnë ato për libra, duhet të plotësohet verifikimi se kush po i merr mjetet e subvencionit”, potencoi ai.

Ai shtoi se një zgjidhje më efikase do të ishte furnizimi i drejtpërdrejtë i librave përmes shkollave, çka do të lehtësonte procesin për sistemin arsimor.

“Furnizimi i librave përmes shkollave do të ishte shumë më i lehtë për sistemin e arsimit por nuk përfshinë në vete edhe subvencionimin e mjeteve e teksteve këto edhe janë për libra por edhe ka fonde për blerjen e mjeteve të tjera mësimore. Kjo ide do ishte më e lehtë për librat”, u shpreh ai.

Pupovci shprehet se duhet të verifikohen ata që i marrin subvencionet.

“Parandalohet me procesin e verifikimit që ata që nuk kanë fëmijë të regjistruar në këto shkolla që punojnë me programin e Kosovës dhe me monitorim me hulumtim që ata që i kanë marr subvencionet me verifikuar se a i kanë ble librat”, deklaroi ai.

Rexhaj: Subvencionet për libra nuk po shpenzohen drejt, duhet t’u jepen vetëm atyre që kanë nevojë

Xhavit Rexhaj, ish-zëvendësministri i Arsimit, Xhavit Rexhaj, në një prononcim për “Front Online” është deklaruar lidhur me vendimin e Ministrisë së Arsimit për subvencionimin e prindërve në blerjen e librave shkollorë.

Sipas Rexhajt, kjo skemë ka si anë pozitive mundësinë e zgjedhjes së alternativave nga mësimdhënësit dhe përfshirjen e mjeteve për çanta e fletore, por ka edhe mangësi të theksuara.

“Kjo i ka edhe anët pozitive dhe negative ato pozitive janë se librat bëhen me alternativa që mësimdhënësi vendos se cilat libra do të zgjidhen dhe u jepen mjete për çanta e fletore më e drejtë do të ishte tu jepet atyre që kanë nevojë dhe jo të gjithëve në mënyrë të barabartë dhe kjo nuk është mënyra më e mirë e të shpenzuarit të parasë publike”, potencoi Rexhaj

Sipas tij, rritja e çmimeve dhe praktika e ndarjes së librave në mënyrë të paqëndrueshme nga viti në vit, sidomos për klasat 6 deri në 9 janë shqetësuese.

“Ka edhe disa probleme që i ka defaktorizu shtëpitë botuese dhe të njëjtën kohë i ka shtuar librarit dhe prindërit për furnizimin me librat më herët ka qenë në klasa me nxënësit. Ka ngritje të çmimit të librave nuk është në rregull që librat e klasës 6-9 një vit epet tjetrin vit jo”, ka deklaruar Rexhaj.

 

Qehaja: Subvencionimi i librave duhet të garantojë shpërndarjen pa vonesa

Drejtori i Institutit EdGuard, Rinor Qehaja, ka thënë se tashmë me hyrjen në vitin e tretë të skemës së subvencionimit për blerjen e teksteve shkollore nga prindërit, është momenti i duhur që Ministria e Arsimit dhe akterët e tjerë të analizojnë dhe përmirësojnë këtë proces.

Ai për “Front Online” thotë se interesi i përbashkët është që nxënësit të furnizohet me libra.

“Subvencionimi i teksteve si blerje e drejtpërdrejtë nga prindërit për nxënësit po futet në vitin e tretë dhe është kohë e mjaftueshme edhe për MASHT-in dhe palët e tjerë të përfshira që me kuptuar e korrigjuar këtë proces që na garanton shpërndarjen me kohë të teksteve. Qoftë me subvencionim, qoftë nga shpërndarja e shtëpive botuese të DKA dhe tek shkollat interesi i të gjithëve është furnizimi i nxënësve me kohë për fillimin e procesit mësimor”, u shpreh Qehaja.

JU REKOMANDOJMË

Çudit Haxhiu: “Francezët donin ta ndërtonin murin në Mitrovicë, unë i ndalova”

Çudit Haxhiu: “Francezët donin ta ndërtonin murin në Mitrovicë, unë i ndalova”
19/03/2026 - 23:41

Në “Pressing” të T7, po diskutohet për zhvillimet e fundit në Kosovë. Teksa po debatonte gazetari Baton Haxhiu me analistin Nexhmedin Spahiu, gazetari Haxhiu th ase po detyrohet...

Më shumëDetails

Baton Haxhiu: Në vitin 2000, e kam ndal murin e Mitrovicës – ishte gati të ndërtohej nga ushtria franceze

Baton Haxhiu: Në vitin 2000, e kam ndal murin e Mitrovicës – ishte gati të ndërtohej nga ushtria franceze
19/03/2026 - 22:42

Baton Haxhiu, analist në Pressing, ka folur në lidhje me zhvillimet politike në Kosovë. Në një moment, Haxhiu u rikthye në historinë e para gati tri dekadave. banner...

Më shumëDetails

Ambasadori britanik shkon në veri për të takuar Listën Serbe, thotë se ishin konstruktivë për Ligjin për të Huajt

Ambasadori britanik shkon në veri për të takuar Listën Serbe, thotë se ishin konstruktivë për Ligjin për të Huajt
19/03/2026 - 22:38

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka zhvilluar sot një seri takimesh në Mitrovica e Veriut, të cilat i ka cilësuar si konstruktive dhe me...

Më shumëDetails

Ish-këshilltari i Trumpit: Ka pasur diskutime për largimin e trupave amerikane në Ballkan

Ish-këshilltari i Trumpit: Ka pasur diskutime për largimin e trupave amerikane në Ballkan
19/03/2026 - 22:20

John Bollton, ish-këshilltar i sigurisë së Donald Trumpit gjatë presidencës së parë, ka folur në lidhje me zhvillimet politike ndërkombëtare. Bolton ka pasur një pikëpamje goxha pesimiste për...

Më shumëDetails

Trump i kërkon Japonisë ndihmë kundër Iranit: 90% e naftës tuaj kalon përmes asaj ngushtice

Trump i kërkon Japonisë ndihmë kundër Iranit: 90% e naftës tuaj kalon përmes asaj ngushtice
19/03/2026 - 21:58

Donald Trump ka kërkuar nga Japoni që të ndihmojë në sigurimin e Ngushtica e Hormuzit, duke theksuar se mbi 90% e naftës së Japonisë kalon përmes kësaj rruge...

Më shumëDetails

Haxhiu për Kurtin: Ky njeri nuk e di çka është kompromisi

Haxhiu për Kurtin: Ky njeri nuk e di çka është kompromisi
19/03/2026 - 21:45

Analisti Baton Haxhiu vlerëson se “Kurti nuk e di çka është kompromisi dhe e do fitoren e madhe ku i kontrollon të gjithë”.Ai në Pressing tha: “Ky normalitet...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Tragjedia në Vjenë ku vdiqën 3 kosovarë, ky është viktima e katërt

    Tragjedia në Vjenë ku vdiqën 3 kosovarë, ky është viktima e katërt

    123 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Fabrika gjigante “Loni Dekor” hap vende të reja pune, shpall konkurs për dy pozita

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Stacioni i Autobusëve në Skenderaj hap 10 vende të lira pune

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Emergjenca e Spitalit të Vushtrrisë bën mrekullinë: Kthen në jetë fëmiun që arriti aty pa shenja jete

    123 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Gjykata i cakton 30 ditë paraburgim policit Fatmir Uka, i arrestuar në skandalin e publikuar nga Veriu.info

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë