Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Krizë ‘e thellë’ politike – Tash e dy javë të gjithë ‘sy e veshë’ kah Kushtetuesja: A do ta zhbllokojë ngërçin e krijuar?

28/05/2025 - 11:14
në Kryesore, Lajme
A A
Krizë ‘e thellë’ politike – Tash e dy javë të gjithë ‘sy e veshë’ kah Kushtetuesja: A do ta zhbllokojë ngërçin e krijuar?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Qe nga 15 prilli, deputetët e rinj që fituan mandatin nga zgjedhjet e 9 shkurtit, janë mbledhur plot 22 herë në objektin e Kuvendit për konstituimin e këtij institucioni. Megjithatë, po aq herë edhe kanë dështuar. Gjatë kësaj kohe janë bërë thirrje të shumta për të dalë nga kjo situatë nga shoqëria civile e njohës të çështjeve politike. Madje për zgjidhje të situatës, u zhvillua edhe një takim i liderëve partiakë me presidenten Vjosa Osmani, edhe ky pa sukses.

Fillimisht, ‘sharra hasi në gozhdë’ me çështjen e raportit të mandateve, i cili nuk kaloi në tentimin e parë, por më vonë.

Pas kësaj, erdhi ‘problemi kryesor’. Ai i kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje për të parin e kuvendit, Albulena Haxhiu.

Kandidatja e VV-së Haxhiu, u kundërshtua fuqishëm e ashpër nga partitë e tjera, të cilat refuzuan kategorikisht që ta votonin atë si të parën e legjislativit.

‘‘Përçarëse’’ e ‘‘me skandale’’, u cilësua Haxhiu nga partitë e tjera, kësisoj, rrjedhimisht, e njëjta nuk meritonte votën sipas tyre.

Qytetarët e vendit panë për disa seanca ‘filmin’ e njëjtë. Deputetët paraqiteshin në seancë, emri i Haxhiut hidhej në votim, më pas i njëjti dështonte të merrte votat.

Ky skenar u zhvillua për tetë seanca. Në të nëntën, VV-ja, tentoi të ndryshonte ‘taktiken’.

‘Taktika’ e re VV-së, ishte votimi i fshehtë.

Kryesuesi Avni Dehari, propozoi që votimi për kryetar të Kuvendi të bëhej përmes një votimi të fshehtë, e ku kërkoi nga të gjitha partitë që të propozonin anëtarë për komisionin që do ta zhvillonte procesin në fjalë.

Edhe ky propozim, ashtu si edhe emri i Haxhiut, u kundërshtua nga partitë e tjera si Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Kjo e fundit, kundërshtimin e saj e bëri edhe përmes një hapi tutje.

E njëjta me përkrahjen e deputetëve të PDK-së e LDK-së, dërguan në Kushtetuese tentimin e VV-së për ndryshim të mënyrës së votimit.

Madje, nga kjo parti, u kërkua edhe pezullim i seancave deri në vendim e Kushtetueses.

“Ne sot si AAK me nënshkrimin e deputetëve të LDK-së dhe PDK-së dërguam në Gjykatën Kushtetuese për interpretim të ndryshimit të votimit në mes të propcedurave për zgjedhjen e kryeparlametnarit. Raporti është hartuar nga ekspertët e AAK-së dhe kemi kërkuar nga Gjykata Kushtetuese që ta trajtojë këtë çështje me prioritet. Megjithatë, ne mendojmë se po cenohet rëndësia e Kuvendit të Kosovës, duke u mbajtur seanca çdo 48 orë, përfshirë edhe ato seanca që dyshohet se po bien ndesh me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. U bëj thirrje të gjithë akterëve që kjo çështje të trajtohet me seriozitet, ndoshta përmes një mase të përkohshme pezulluese, për të ndaluar mbajtjen e seancave derisa Gjykata Kushtetuese të marrë një vendim”, kishte thënë Time Kadriaj nga AAK.

Edhe përfaqësues të partive të tjera përmes deklaratave të tyre kundërshtuan propozimin e VV-së përmes Deharit, duke e cilësuar të njëjtin si të paqëndrueshëm.

Kundërshtime erdhën edhe nga shoqëria civile. Eugen Cakolli nga KDI, në një postim të tij, propozimin e kishte cilësuar si tentativë për të turbulluar një çështje që është e qartë.

‘‘Megjithatë, kjo është një tentativë për të turbulluar një çështje që është, në thelb, shumë e qartë: zgjedhja e Kryetarit është një akt përfaqësues, i rëndësishëm dhe publik. Votimi për të duhet të jetë po ashtu i hapur, transparent dhe i përgjegjshëm’’, kishte shkruar ai.

Përveç tij, kundër propozimit të VV-së ishte shprehur edhe njohësi i çështjeve juridike, Ehat Miftaraj.

Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se nuk lejohet vetimi i fshehtë në këtë fazë.

“Nuk lejohet votimi me votë të fshehtë në këtë fazë”, kishte shkruar ai.

Në anën tjetër, lideri i VV-së është deklaruar i ‘pa shqetësuar’ ndaj kundërshtimeve të lartcekura. I njëjti dje shpejt e shpejt deklaroi se zgjidhja e bllokadës është përmes votimit të fshehtë.

Ndërsa sot, Kurti, tha se shpreson në një përgjigje sa më të shpejt nga Kushtetuesja për këtë çështje.

“Për ta konstituuar Kuvendin, përgjegjësinë e kanë të gjithë deputetët dhe po bëjnë gabim që po e pamundësojnë kuorumin për votimin e fshehtë. Sidoqoftë, edhe kjo çështje e votimit të fshehtë tashmë është adresuar në Gjykatën Kushtetuese dhe shpresoj e uroj për një përgjigje sa më të shpejtë nga ana e tyre”, tha ai.

Për këtë çështje, Gazeta Express ka dërguar pyetje në Gjykatën Kushtetuese, për të kuptuar më shumë rreth një vendimi potencial të tyre.

Duhet theksuar se, Kushtetuesja tashmë e ka konfirmuar se ka pranuar kërkesën nga AAK.

“Kjo kërkesë është parashtruar në Gjykatë, më 12 maj 2025. Kërkesa e parashtruar tashmë është regjistruar dhe proceduar nga Gjykata, dhe përgjatë ditës së djeshme janë pranuar edhe komentet nga palët e interesit në këtë rast. Kërkesa do të shqyrtohet në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, Ligjin për Gjykatën Kushtetuese dhe Rregulloren e punës së Gjykatës, dhe për vendimmarrjen e Gjykatës do të njoftohen me kohë të gjitha palët e interesit dhe opinion’’, është thënë nga Gjykata Kushtetuese.

Ndryshe, për dalje nga kjo situatë e cilësuar herë si bllokadë, krizë e ngërç, është bërë thirrje edhe nga pala ndërkombëtare të cilët, kanë kërkuar formim sa më të shpejtë të institucioneve. /GazetaExpress

JU REKOMANDOJMË

Kurti për ndeshjet e Kosovës dhe Shqipërisë: Ëndërrat janë për guximtarët

Lirim Mehmetaj publikon letrën ku Qeveria e Kosovës i zotohet KFOR-it që nuk e çon ushtrinë në Veri
26/03/2026 - 20:29

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar për dy ndeshjet e rëndësishme të përfaqësueseve shqiptare, duke i cilësuar ato si momente të mëdha për sportin dhe kombin. Ai...

Më shumëDetails

Raporti vjetor i NATO-s: Dialogu Prishtinë-Beograd kyç për ndërtimin e paqes në rajon

Raporti vjetor i NATO-s: Dialogu Prishtinë-Beograd kyç për ndërtimin e paqes në rajon
26/03/2026 - 20:24

Raporti vjetor i NATO-s e identifikon Rusinë si “kërcënimin më të madh dhe më të drejtpërdrejtë për sigurinë, paqen dhe stabilitetin tonë në rajonin euroatlantik”, duke vlerësuar se...

Më shumëDetails

Osmani: “Dardanët” tanë sonte luftojnë për një ëndërr

Osmani: “Dardanët” tanë sonte luftojnë për një ëndërr
26/03/2026 - 20:14

Presidentja Vjosa Osmani, ka kërkuar nga Dardanët që të gjejnë rrugën drejt Kupës së Botës. “Sonte në Bratisllavë, ‘Dardanët’ tanë luftojnë për një ëndërr që na bashkon të...

Më shumëDetails

PDK mohon ofertën për postin e Presidentit

PDK-ja iu bën thirrje anëtarëve të saj të shmangin gjuhën e urrejtjes gjatë fushatës
26/03/2026 - 20:06

Partia Demokratike e Kosovës ka demantuar raportimet se i është ofruar posti i Presidentit, duke i cilësuar ato si të pavërteta dhe spekulative. PDK njofton se do të...

Më shumëDetails

Haradinaj: AAK rinis procesin e brendshëm zgjedhor, Kuvendi i Përgjithshëm mbahet më 24 maj

Haradinaj: Nëse nuk ndërrohet qeveria Kurti, do të kemi “probleme” me administratën Trump
26/03/2026 - 19:09

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se sot Këshilli i Përgjithshëm i Aleancës ka mbajtur mbledhjen e 180-të, ku vendosi vazhdimin e procesit...

Më shumëDetails

VV nxjerr Adriana Matoshim për të goditur Vjosa Osmanin: Mas 34 dite ti veç s’ki me thanë sen, se…

VV nxjerr Adriana Matoshim për të goditur Vjosa Osmanin: Mas 34 dite ti veç s’ki me thanë sen, se…
26/03/2026 - 18:57

Vetëvendosja e ka nxjerr deputeten/aktore, të etabluar si figurë për goditje ndaj kundërshtarëve politikë, Adriana Matoshin, për të sulmuar dekretin e anuluar të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Tensione për pozicionin në parti dhe radhitjen në listë? Hykmete Bajrami flet për raportet me Doarsa Kicën

    Tensione për pozicionin në parti dhe radhitjen në listë? Hykmete Bajrami flet për raportet me Doarsa Kicën

    128 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • Nga Prekazi në Stuttgart: Djali i veteranit që u refuzua 12 herë në konkurse, por po vlerësohet në Gjermani

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Dy të arrestuar në aksionin anti-drogë, policia ndoqi Golfin nga Prishtina deri në Vushtrri (Video)

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • VV nxjerr Adriana Matoshim për të goditur Vjosa Osmanin: Mas 34 dite ti veç s’ki me thanë sen, se…

    79 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Një ditë pas vendimit të Kushtetueses, Albulena Haxhiu ndërmerr menjëherë këtë veprim

    79 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë