CDU e CSU të hënën kanë njoftuar për emrat e qeverisë së re. Johann Wadephul është Ministri i ri i Jashtëm – i pari kristjandemokrat në këtë post në pothuajse 60 vjet.
Deutsche Welle raporton se Wadephul është njohës i mirë i Ballkanit.Ai ka qenë drejtues i grupit të punës për Ballkanin Perëndimor në grupin parlamentar CDU/CSU në Bundestag.
Cka mund të pritet nga Wadephul si njohës i Ballkanit, si do të sillet ai ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor?
DW ka kthyer një deklaratë të Wadephul në vitin 2022 gjatë vizitës së kancelarit Olaf Scholz në Beograd.
Ai e kishte quajtuar “amatoreske” qasjen e kancelarit.
“T’i thuash presidentit serb në një konferencë të madhe për media se parakusht për gjithçka është njohja e Kosovës sipas të drejtës ndërkombëtare- çka do të ishte e dëshirueshme kjo dihet- por kjo duhet të jetë në fund të procesit. Tani për Serbinë procesi është vështirësuar për shkak të kësaj mënyrë amatoreske”, tha ai.
DW raporton se me Wadephul ministër të jashtëm ka mundësi për “një kthim te politika më e balancuar mes Kosovës dhe Serbisë”.
Deputeti i partisë së Gjelbër, Boris Mijatoviç, tha për DW, se pret që Wadelphul të angazhohet për demokracinë dhe sundimin e ligjit dhe që Gjermania të mos i hapë rrugë regjimeve autoritare drejt BE’së.