Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kryekuvendarja uron Fitër Bajramin: Le të na shërbejë kjo festë si kujtesë se secili mund të japim shumëçka nga vetja

20/03/2026 - 11:17
në Lajme
A A
Kryekuvendarja uron Fitër Bajramin: Le të na shërbejë kjo festë si kujtesë se secili mund të japim shumëçka nga vetja
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu me rastin e festës së Fitër Bajrami ka vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Haxhiu, ka theksuar peshën e kësaj feste dhe virtytet e mira të saj, duke thënë se është shumë e rëndësishme.

“Miirë se po e gjejmë njëri-tjetrin këtu në këtë ditë të Fitër Bajramit. Urova Myftiun Tërnava, sikurse edhe bashkëpunëtorët e tij, sikurse edhe qytetarët e Republikës së Kosovës të besimit islam për festën që kurorëzon një muaj të sakrificës, një muaj të përkushtimit dhe po ashtu një muaj të durimit. Natyrisht që për qytetarët e Republikës së Kosovës, qytetarët e besimit islam, festa e Fitër Bajramit është një festë shumë e rëndësishme, shumë domethënëse. Muaji i shenjtë i Ramazanit na mëson durimin, na mëson mirësinë, ndërsa festa e Fitër Bajramit na mëson se si këto vlera mirësie t’i ndajmë me të tjerët.”, tha Haxhiu.

Ajo tutje tha se Bashkësia Islame e Kosovës ka bërë shumë për shoqërinë e vendit dhe shtetin.

“Vizita jonë sot këtu në Bashkësinë Islame të Kosovës është edhe si shenjë respekti për punën, për kontributin që Bashkësia Islame e Kosovës ka bërë për shoqërinë tonë, për shtetin tonë, e sidomos në kultivimin e paqes, në bashkëjetesën ndërfetare, në mirëkuptim, që janë vlera shumë të rëndësishme për shoqërinë, por edhe për Republikën e Kosovës. Le të na shërbejë kjo festë e Fitër Bajramit si kujtesë se secili nga ne mund të japim shumëçka nga vetja, pikërisht që t’i lartësojmë këto vlera të shoqërisë sonë dhe pikërisht në këtë mënyrë e forcojmë besimin, por po ashtu edhe ndërtojmë një shoqëri më të drejtë dhe më të barabartë. Me fat Fitër Bajrami, paqe, shëndet dhe begati për secilën familje. Faleminderit! Më lejoni që edhe juve mediave t’ju uroj Fitër Bajramin”, tha Haxhiu.

JU REKOMANDOJMË

Kurti: Po përballemi me dy sfida, me provokime në kufi dhe me ngritjen e çmimit të naftës

Kurti: Po përballemi me dy sfida, me provokime në kufi dhe me ngritjen e çmimit të naftës
20/03/2026 - 12:04

Kryeministri Albin Kurti gjatë vizitës në Bashkësinë Islame të Kosovës ka folur edhe për dy sfidat me të cilat Kosova është duke u përballur aktualisht. Ai ka thënë...

Më shumëDetails

Kurti nga BIK-u: Në këtë ditë feste kujtojmë 37 hoxhallarë, imamë, shehlerë, që ranë dëshmorë në luftën çlirimtare

Kurti nga BIK-u: Në këtë ditë feste kujtojmë 37 hoxhallarë, imamë, shehlerë, që ranë dëshmorë në luftën çlirimtare
20/03/2026 - 11:00

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës ku nga aty ka ururar festën e Fitër Bajramit, raporton Ekonomia Online.Ai tha se edhe këtë vit...

Më shumëDetails

Festa e Bajramit, Abdixhiku: Zoti ju bekoftë ju, familjet tuaja dhe vendin tonë!

Festa e Bajramit, Abdixhiku: Zoti ju bekoftë ju, familjet tuaja dhe vendin tonë!
20/03/2026 - 10:46

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka uruar festën e Fitër Bajramit. Përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku tha se kjo festë rikujton vlerat që i bashkojnë: solidaritetin, faljen...

Më shumëDetails

Presidentja Osmani uron Fitër Bajramin: Festë që forcon bashkimin dhe solidaritetin në Kosovë

Presidentja Osmani uron Fitër Bajramin: Festë që forcon bashkimin dhe solidaritetin në Kosovë
20/03/2026 - 09:33

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka takuar në Bashkësinë Islame, Myftiun Naim Tërnava për t’i uruar festën e Fitër Bajramit. Osmani tha se shpreson që kjo festë t’i...

Më shumëDetails

Kryetari Ferit Idrizi, bashkë me nënkryetarin Shpëtim Zhegrova, falin dhe festojnë Bajramin me bashkëqytetarët e Vushtrrisë

Kryetari Ferit Idrizi, bashkë me nënkryetarin Shpëtim Zhegrova, falin dhe festojnë Bajramin me bashkëqytetarët e Vushtrrisë
20/03/2026 - 09:19

Kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi, së bashku me nënkryetarin Shpëtim Zhegrova, kanë marrë pjesë në faljen e namazit të Fitër Bajramit, ku më pas kanë vijuar me vizita...

Më shumëDetails

Hamza uron Fitër Bajramin: Thirrje për solidaritet, paqe dhe begati

Bedri Hamza: 131 është numri i besimit dhe shpresës për të gjithë qytetarët e Kosovës
20/03/2026 - 07:28

Bedri Hamza ka uruar qytetarët me rastin e përfundimit të muajit të Ramazanit dhe festës së Fitër Bajramit. Në urimin e tij, Hamza ka theksuar rëndësinë e solidaritetit...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Tragjedia në Vjenë ku vdiqën 3 kosovarë, ky është viktima e katërt

    Tragjedia në Vjenë ku vdiqën 3 kosovarë, ky është viktima e katërt

    143 Shpërndaje
    Shpërndaje 57 Tweet 36
  • Stacioni i Autobusëve në Skenderaj hap 10 vende të lira pune

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Fabrika gjigante “Loni Dekor” hap vende të reja pune, shpall konkurs për dy pozita

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Emergjenca e Spitalit të Vushtrrisë bën mrekullinë: Kthen në jetë fëmiun që arriti aty pa shenja jete

    127 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • Gjykata i cakton 30 ditë paraburgim policit Fatmir Uka, i arrestuar në skandalin e publikuar nga Veriu.info

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë