Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kryeministri Kurti priti në takim Shefen e Misionit të Bashkimit Evropian

15/05/2025 - 13:12
në Kryesore, Lajme
A A
Kryeministri Kurti priti në takim Shefen e Misionit të Bashkimit Evropian
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim Shefen e Misionit të Bashkimit Evropian për Vëzhgimin e Zgjedhjeve Parlamentare në Kosovë 2025, znj. Nathalie Loiseau.

Gjatë takimit, znj. Loiseau i dorëzoi kryeministrit raportin përfundimtar të misionit mbi zgjedhjet e mbajtura më 9 shkurt 2025.

Kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen për angazhimin e Misionit të BE-së në mbikëqyrjen e procesit zgjedhor dhe theksoi rëndësinë e rekomandimeve të raportit për përmirësimin e mëtejshëm të proceseve demokratike në vend. Gjatë diskutimit, ai ngriti disa çështje me rëndësi që lidhen me procesin zgjedhor, përfshirë:

-mungesën e verifikimit nga gazetarët hulumtues profesionistë të realizueshmërisë së premtimeve të dhëna gjatë fushatës zgjedhore nga përfaqësues të partive politike, veçanërisht nga kandidatët për kryeministër, të cilat rrezikojnë të cenojnë besimin e qytetarëve dhe dëmtojnë demokracinë; -financimin e fushatave zgjedhore të partive politike, duke theksuar nevojën për transparencë të plotë të burimeve të financimit dhe kontributeve të marra gjatë fushatës; dhe
-stërgjatjen e numërimit të votave.

Theks të veçantë, kryeministri i dha konstatimit të Misionit për ndërhyrje të jashtme në procesin zgjedhor, i cili ndër të tjera ka evidentuar përhapjen e dezinformatave nga mediat ruse me bazë në Serbi, si “RT Balkans” dhe “Sputnik Srbija” që kanë shpërndarë mbi 60 artikuj me synonim manipulimin e komunitetit serb në Kosovë. Këto përpjekje për dezinformim përbëjnë një kërcënim serioz për integritetin e zgjedhjeve dhe stabilitetin demokratik të vendit.

Në këtë takim, si konstatim i përbashkët, u vlerësua lartë sjella e qytetarëve përgjatë procesit zgjedhor dhe niveli i lartë i demokracisë pa incidente.

Kryeministri Kurti riafirmoi përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për të adresuar rekomandimet e raportit.

JU REKOMANDOJMË

Konsumatori mbushi pishinën përmes një lidhjeje ilegale – KRU “Prishtina”: TURP
Lajme

Konsumatori mbushi pishinën përmes një lidhjeje ilegale – KRU “Prishtina”: TURP

17/08/2025 - 13:18
Kurti i dha një muaj, Rohde kërkon që periudha kalimtare e vendimit të BQK-së për dinarin të zgjatet në 4 muaj
Kryesore

Rohde: Çojeni në Kushtetuese draftin e BE-së, dhe jam i bindur se Kosova do të jetë në KiE

17/08/2025 - 13:02
Arkitekti dhe ish drejtori Berat Sadiku kandidon për asamblist në Vushtrri, Xhafer Tahiri vlerëson lartë profesionalizmin e tij
Lajme

Arkitekti dhe ish drejtori Berat Sadiku kandidon për asamblist në Vushtrri, Xhafer Tahiri vlerëson lartë profesionalizmin e tij

17/08/2025 - 12:54
Edhe Merz e Meloni pritet t’i bashkohen Zelenskyt në takimin me Trumpin
Lajme

Edhe Merz e Meloni pritet t’i bashkohen Zelenskyt në takimin me Trumpin

17/08/2025 - 12:53
Zelensky do të shkojë me Von der Leyen në takimin me Trumpin në Uashington
Kryesore

Zelensky do të shkojë me Von der Leyen në takimin me Trumpin në Uashington

17/08/2025 - 12:40
Të shtëna me armë zjarri në Vushtrri, arrestohet një 22-vjeçar
Lajme

36-vjeçari në Vushtrri shtiu me armë në aheng familjar, dorëzon armën para Policisë (EMRI)

17/08/2025 - 12:20

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Takimi Putin-Trump në Alaska, vjen reagimi i parë nga Erdogan

    Takimi Putin-Trump në Alaska, vjen reagimi i parë nga Erdogan

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • Musliu: Vuçiq e Lista Serbe i humbën kohë ndërkombëtarëve, Kosova veproi drejt që i rezistoi presionit

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • ​Zelensky i thotë jo planit të Trump dhe Putin

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Rrahje në mes të dy familjeve në Llaushë të Skenderajt – disa të lënduar e pesë të arrestuar (EMRAT)

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Ariani Company nis objekt banesor me standard të ri jetese në zemër të Obiliqit

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë