Pak minuta pasi përfundoi takimi ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku për çështjen e presidentit, zëdhënësi i partisë më të vjetër në vend, Besian Mustafa tha se shefi i qeverisë “nuk po don me gjetë zgjidhje për president bashkë me LDK-në”.
Mustafa iu referua një deklarate të Kurtit pas takimit, ndërsa tha se ai nuk do zgjidhje.
“Albini sapo përsëriti “80-81 vota për President nuk është caku ynë”. Pra, nuk po do me gjetë zgjidhje për president bashkë me LDK-në. Veç mos thuani pastaj “LDK-ja po na çon në zgjedhje”, shkroi ai në një postim në Facebook.
Edhe më herët, Kurti ka thënë se “nuk është mirë të jemi veçse 80 apo 81” deputetë, por “rreth 85”, për zgjedhjen e presidentit të ri.













