Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kryengritja kundër Speciales, KMDLNj: Qytetarët të protestojnë kundër shkeljes brutale të parimit të pafajësisë

31/07/2025 - 14:20
në Lajme
A A
Kryengritja kundër Speciales, KMDLNj: Qytetarët të protestojnë kundër shkeljes brutale të parimit të pafajësisë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Shoqata e Veteranëve të Luftës të UÇK-së ka ftuar të gjithë shqiptarët që më 7 gusht 2025 të marrin pjesë në protestën kundër arbitraritetit dhe mujsharisë së Gjykatës Speciale Raciste në Hagë kundër udhëheqësve ushtarakë dhe politikë të Kosovës që po gjykohen në Hagë dhe bashkëluftëtarëve të tyre që janë duke u gjykuar apo janë dënuar më parë me dënime “drakonike”.

Si katalizator për organizimin e kësaj proteste po konsiderohet fakti se Gjykata Speciale ka pranuar së fundi, si prova mbi 1000 dosje nga MUP-i i Serbisë dhe agjencionet tjera të sigurisë, po ashtu nga Serbia.

Lidhur me këtë, Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut thotë se të gjithë përcjellësit e vëmendshëm e kanë të qartë se nisma për themelimin e kësaj Gjykate është nga Serbia dhe Rusia përmes instrumentalizimit të një deputeti të Këshillit të Evropës, Dik Martit.

Që të mos ngarkohet opinioni se si janë zhvilluar ngjarjet brenda Këshillit të Evropës, KMDLNj thotë se urdhri apo vula për themelimin e kësaj gjykate, thellësisht në kundërshtim me të drejtat e njeriut është e presidentit Barack Obama dhe nënpresidentit Joe Bajden.

“Votimi ishte imponim klasik për ata që më së shumti u prekën nga kjo Gjykatë, dashamirës nga një pjesë e deputetëve ndërsa mashtrues nga ata që ishin në opozitë të cilët pasi erdhën në pushtet u bënë partneri më i besueshëm dhe më ndihmues i GJSR në Hagë”.

“Qytetarët e Kosovës kanë pasur njëmijë arsye të protestojnë për shkelje të shumta dhe trajtim mizor dhe degradues ndaj të burgosurve të Hagës, të gjithë shqiptarë dhe të gjithë shtetas të Kosovës. Qytetarët e Kosovës është dashur të protestojnë kundër jotransparencës, mungesës së llogaridhënies , kurdisjes së dëshmive dhe dëshmitarëve , stërzgjatjes së masës së paraburgimit, refuzimit të institucioneve të Kosovës të ofrojnë garanci për mbikëqyrje të masës që e zëvendëson masën e paraburgimit, mosgatishmërisë së qeverisë të sigurojë një monitorim të pavarur e sidomos duhet të protestohet kundër vendimit tinëzar dhe të paskrupullt të qeverisë së Kosovës që e ndryshuan Ligjin duke kufizuar mjetet për mbrojtje me qëllim të pakësohet dhe pamundësohet mbrojtja efektive e të akuzuarve”, thuhet tutje në shkrimin e KMDLNj-së.

Tutje, KMDLNj thotë se në këtë protestë duhet të kërkohet pse qeveria lejon shpërfilljen e institucioneve të Kosovës nga kjo Gjykatë që arreston dhe dënon në bazë të ekskluzivitetit etnik dhe politik. “Ku janë simbolet e Kosovës në këtë Gjykatë, nëse kjo Gjykatë qenka e Kosovës dhe nëse qenka themeluar nga Kuvendi i Kosovës ?! Pse nuk i raporton këtij Kuvendi?”.

KMDLNj ka shprehur mbështetjen për çdo protestë që kërkon respektimin e të drejtave të njeriut të personave të privuar nga liria si dhe krijimin e kushteve për një proces gjyqësor të drejtë, fer, të paanshëm dhe të pandikuar nga politika dhe grupet e tjera të interesit.

“Qytetarët duhet të protestojnë kundër shkeljes brutale të parimit të prezumimit të pafajësisë nga krerët e kësaj Gjykate, nga institucionet e Kosovës , nga “avokatë” dhunues etj. Pashmangshëm se GJSR këtë protestë do ta shesë si presion në punën e kësaj Gjykate dhe si arsyetim për dështimet e deritashme sidomos për brutalitetin e shkeljeve të drejtave të njeriut”, thuhet tutje në njoftimin e KMDLNj-së.

Derisa thuhet se protesta e paralajmëruar më shumë i konvenon GJSR, institucioneve të Kosovës – partnere të GJSR se vet të akuzuarve. “Protestat do të ishin shumë më të efektshme po të organizoheshin në Hagë , Bruksel , Gjenevë , Uashington dhe Nju Jork”.

KMDLNj shton tutje se “është shumë e qartë se arrestimi ishte politik, se gjykimi është politik dhe se vendimi i Gjykatës Speciale Raciste do të jetë politik”.

JU REKOMANDOJMË

“Kuvendi është inekzistent, deputetët e kanë sjellë vetë vendin në këtë situatë”
Lajme

“Kuvendi është inekzistent, deputetët e kanë sjellë vetë vendin në këtë situatë”

01/08/2025 - 20:11
Moska kërcënon Serbinë, Vuçiq në Ukrainë për herë të parë, Rusia lëshon raketa e dronë
Lajme

Vuçiq pas dënimit të Dodikut: Serbia s’ka qenë në situatë kaq të vështirë që nga viti 2008 kur Kosova shpalli pavarësinë

01/08/2025 - 19:59
Trump: Ajo që po bën Rusia është e neveritshme
Lajme

Trump reagon ndaj Medvedevit – zhvendos nëndetëset bërthamore

01/08/2025 - 19:50
Pezullohet Sekretari i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, Besim Kamberaj – akuzohet për korrupsion
Lajme

Pezullohet Sekretari i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, Besim Kamberaj – akuzohet për korrupsion

01/08/2025 - 19:42
Franca hedh 40 ton ndihma për Gazën – “Nuk ka asnjë minutë për të humbur”
Lajme

Franca hedh 40 ton ndihma për Gazën – “Nuk ka asnjë minutë për të humbur”

01/08/2025 - 19:26
Polici Bekim Ferizi ka nevojë për ndihmë për t’u trajtuar jashtë vendit, shteti e ka lënë në dorë të “Jetimave të Ballkanit”
Lajme

Polici Bekim Ferizi ka nevojë për ndihmë për t’u trajtuar jashtë vendit, shteti e ka lënë në dorë të “Jetimave të Ballkanit”

01/08/2025 - 19:24

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “Mashtrues, shpifës e humoristë të pa cipë”, akuza të rënda ndaj kryetarit Burim Berisha e nënkryetarit Besnik Osmani

    “Mashtrues, shpifës e humoristë të pa cipë”, akuza të rënda ndaj kryetarit Burim Berisha e nënkryetarit Besnik Osmani

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • E rëndë: Veterani i UÇK-së që vdiq sot, kishte ardhur për pushime dhe shkoi t’i ndihmojë motrës për ndërtimin e shtëpisë – ra nga kulmi

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Deputetët e disa partive bashkohen në një diskutim të përbashkët – për herë të parë që nga pauza kushtetuese e Kuvendit

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Vendimi i Kushtetueses: VV-së mund t’i humbë e drejta për kryetar Kuvendi

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Skandal: Dalin dokumentet që kompania e përjashtuar nga tenderi në Komunën e ‘çlirimtarit’ të VV-së ka poseduar licencë, për ‘mungesën’ e të cilës u përjashtua nga tenderi

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë