Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Njazi Rexha, ka zhvilluar sot një takim me përfaqësues të KFOR-it amerikan, të udhëhequr nga Kapitenja Laura Eckstein.
Gjatë këtij takimi janë diskutuar çështje që lidhen me funksionimin e përditshëm të Prokurorisë, sfidat e punës si dhe përgatitjet për zgjedhjet parlamentare, raporton gazeta online Veriu.info.
Kryeprokurori Rexha ka vlerësuar rolin e KFOR-it amerikan në ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë mes dy institucioneve. Në fund të takimit, të dyja palët u dakorduan që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe në të ardhmen.