Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kryesia e PDK-së kërkon që drejtësia të veprojë pas “aferave” të qeverisë

16/10/2024 - 20:45
në Kryesore, Lajme
A A
Kryesia e PDK-së kërkon që drejtësia të veprojë pas “aferave” të qeverisë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt të Kryesisë, ku u diskutua për zhvillimet e fundit politike në vend.

Gjatë kësaj mbledhjeje, kryetari i kësaj partie, Memli Krasniqi, ka thënë se dëshmitë e publikuara që sipas tij, konfirmojnë përfshirjen e zyrtarëve të shumtë shetërorë në afera të mëdha keqpërdorimesh dhe skandale të tjera, janë alarmante dhe siç tha ai, kërkojnë adresim nga institucionet përkatëse.

“Ai tha se këto ngjarje shqetësuese jo vetëm që minojnë sundimin e ligjit dhe shtetin e së drejtës, por edhe dëmtojnë besueshmërinë në institucione dhe mirëqenien e qytetarëve tanë. Anëtarët e Kryesisë vlerësuan angazhimin e deputetëve të PDK-së, që me përkushtim janë përpjekur dhe kanë alarmuar me kohë opinionin publik në Kosovë për të gjitha skandalet e qeverisë aktuale duke iniciuar edhe komisione hetimore parlamentare, por të cilat në vazhdimësi janë penguar së funsionuari nga mazhoranca”, .

“Në këtë mbledhje u diskutua edhe për censurën nga Radio Televizioni Publik i Kosovës, i cili pas shumë skandaleve të brendshme nga menaxhmenti dhe Bordi, të emëruar nga Lëvizja Vetëvendosje, sot ka ndaluar transmetimin e seancës parlamentare të iniciuar nga Grupi Parlamentar i PDK-së”, thuhet në njoftimin e PDK-së, transmeton Klankosova.tv.

Më tej, bëhet e ditur se gjatë kësaj mbledhjeje, anëtarët e kryesisë theksuan se gjatë gjithë mandatit të Qeverisë Kurti, e sidomos javën e kaluar, sipas tyre, rritja e numrit të skandaleve ka ekspozuar një mentalitet të rrënjosur në korrupsion të thellë dhe shpërdorim të pushtetit nga zyrtarët shtetërorë, të gjitha, siç thanë ata, në dëm të Kosovës dhe qytetarëve.

“Afera me ambalazhuesit e ujit zbuloi se Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës e ka dëmtuar buxhetin e Kosovës mbi 11 milionë euro. Publikimi i mesazheve të Dejona Mihalit me kryeshefin e KEK-ut Nagip Krasniqi, konfirmoi dy skandale të mëdha të pushtetit aktual: konfirmuan se miku i kryeministrit Kurti, ambasadori Martin Berishaj, ashtu siç ishte paralajmëruar dy vite më parë, është i përfshirë në tregtimin e energjisë elektrike. Konfirmuan edhe përzierjen direkte të Qeverisë në çdo institucion publik nëpërmjet komisares Dejona Mihali”.

“Skandali tjetër i komunikimit të Shefes së Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari – Lila me kryekriminelin serb, Milan Radoiçiq, dëshmoi po ashtu, përfshirjen direkte të pushtetit për t’i lënë veteranët e UÇK-së jashtë ligjit për pagën minimale dhe përpjekjet për kapjen e Gjykatës Kushtetuese”, thuhet tutje në njoftim, transmeton Klankosova.tv.

“Partia Demokratike e Kosovës është e përkushtuar që asnjë nga këto afera të mos kalojë pa adresuar, pavarësisht ritmit të shpejtë me të cilin po shfaqen. PDK i bënë thirrje institucioneve përkatëse hetimore dhe gjyqësore që urgjentisht, profesionalisht dhe në mënyrë të paanshme të trajtojnë këto raste, të cilat rikonfirmojnë qartë korrupsionin e përhapur qeveritar, keqpërdorimin e detyrave zyrtare dhe dëmtimin e interesave shtetërore të Kosovës”.

“PDK fton të gjithë qytetarët që në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025 ta mbajnë përgjegjëse këtë qeveri të paaftë, të dëmshme dhe abuzive. Është koha për një qeveri të re – një qeveri të besueshme, profesionale dhe të dëshmuar në kapacitetin e saj për t’u shërbyer shtetit dhe qytetarëve.
Një qeveri në krye me Bedri Hamzën, e cila jo vetëm që do të përmirësojë mirëqenien e qytetarëve, por edhe do ta kthejë Kosovën në rrugën e duhur të zhvillimit ekonomik dhe integrimit euroatlantik”, thuhet në njoftim.

JU REKOMANDOJMË

Isa Mustafa: Për katër vite Osmani e Kurti flasin vetëm për lu’ftë – Presidentja duhet t’u tregojë qytetarëve se çfarë konf’likti u parandalua
Lajme

Isa Mustafa: Për katër vite Osmani e Kurti flasin vetëm për lu’ftë – Presidentja duhet t’u tregojë qytetarëve se çfarë konf’likti u parandalua

12/07/2025 - 12:25
Përfundon prot’esta paqësore për Agon Zejnullahun
Lajme

Përfundon prot’esta paqësore për Agon Zejnullahun

12/07/2025 - 12:10
Vëllai i Agon Zejnullahut: Duam drejtësi, kërkojmë hetim të plotë dhe transparent e jo heshtje institucionale
Lajme

Vëllai i Agon Zejnullahut: Duam drejtësi, kërkojmë hetim të plotë dhe transparent e jo heshtje institucionale

12/07/2025 - 12:02
Bllo’kada politike e rrezikon buxhetin për 2026-ën, harrohet rishikimi i atij të vitit 2025
Lajme

Bllo’kada politike e rrezikon buxhetin për 2026-ën, harrohet rishikimi i atij të vitit 2025

12/07/2025 - 11:45
“I biri i Abdixhikut”, Guri: Ky koment, ndër më të lehtit që kam marr
Lajme

“I biri i Abdixhikut”, Guri: Ky koment, ndër më të lehtit që kam marr

12/07/2025 - 11:39
Osmani për takimin me Shean: Aleatët tanë, të përkushtuar për anëtarësimin e Kosovës në OKB
Lajme

Osmani për takimin me Shean: Aleatët tanë, të përkushtuar për anëtarësimin e Kosovës në OKB

12/07/2025 - 11:20

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ishte i dyshuar për vjedhjen e arit brenda Policisë, ky është komandanti që u shkarkua nga Stacioni Policor në Klinë

    Ishte i dyshuar për vjedhjen e arit brenda Policisë, ky është komandanti që u shkarkua nga Stacioni Policor në Klinë

    116 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Ish-deputeti i PDK-së aderon te Nisma, shkak qeverisja e Shaqir Totajt: Prizreni nuk ka nevojë për fjalë boshe

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • E vizitoi të dënuarin me burgim të përjetshëm, reagon Ziza Pajaziti

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Një qytetar i bën për spital dy policë, nuk i lejoi t’ia arrestonin djalin

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Osmani e përmendi Vuçiqin si ministër të propagandës së Millosheviqit në SHBA, Petkoviq reagon me gjuhë fyese

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë