Kryetari i LDK-së dhe kandidati i kësaj partie për Kryeministër, Lumir Abdixhiku, thotë se ka takuar 150 bizneset më të mëdha të Kosovës, raporton Veriu.info
Po ajo çka bie në sy është në të pranishëm ishin edhe Blerim e Shkelqim Devolli, të cilët nga partia në pushtetit – VV, për kohë të gjatë janë kritikuar për kontratat e marrëveshjet që kompanitë e Devollëve i kanë pasur me institucionet e kompanitë publike, sidomos për kontraten ‘famoze’ me Telekomin e Kosovës për Z-Mobile.
Ndaj prezencës së tyre në takimin e Lumir Abdixhikut, ka reaguar Lahih Balaj,
kryetar i Federatës Sindikale të Pavarur të Postës dhe Telekomit, duke i quajtur zhvatës Devollët.
Postimi i Lamih Balaj:
Vala e Kosovës🇽🇰
I.
Per 24 vite, kriminelët dhe banditêt nuk lejuan vendosjen e antenave të Vala-s në Veri te Kosoves!
SOT, edhe Veriu është i mbuluar me rrjetin e Valë-s të teknologjisë 5G sikur në të gjithë Republiken e Kosovês.
-II-
Telekomi i Kosovês u zhvat për 15 vite me kontrata te dëmshme, ku edhe sot jemi duke i vuajtur pasojat e atyre kontratave me bllokim të llogarive bankare që tre muaj.
SOT këta zhvatêsa nderohen në rreshtin e parë kur prezantohen planet e zhvillimit ekonomik, qê synim të VETËM e kan faljen e Telekomit të Kosovës, pas investimeve të bëra në Modernizimin e rrjetit mobil 5G dhe fillimit të investimeve në rrjetin optik në teŕë Kosoven.
Telekomi i Kosovës është pasuri dhe siguri e popullit të Kosovës dhe NUK mund të tjetërsohet ASNJÊHERE sepse Ne do ta mbrojmë deri në frymen e fundit!