Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kryetari Basha priti në takim ambasadorin e Hungarisë

29/09/2025 - 15:42
në Kryesore, Lajme
A A
Kryetari Basha priti në takim ambasadorin e Hungarisë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Dimal Basha, ka pritur në takim ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Lászlo István Dux. Nga zyra e kryetarit njoftojnë se me të është diskutuar për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe për marrëdhëniet midis dy vendeve.

“Kryetari Basha dhe ambasadori Dux zhvilluan bisedë përmbajtjesore për bashkëpunimin e mirë mes popujve dhe institucioneve të të dyja shteteve, me theks të veçantë në rritjen e ndërveprimit në nivel të komisioneve të përbashkëta”, thuhet në komunikatën për media.

Më tej thuhet se “Ambasadori Lászlo István Dux i dorëzoi kryetarit Basha urimin e kryetarit të Kuvendit të Hungarisë, duke e ftuar njëkohësisht në Takimin e kryetarëve të kuvendeve të Evropës Juglindore, që do të mbahet në nëntor të këtij viti”.

Kryetari Basha falënderoi ambasadorin hungarez për mbështetjen e vazhdueshme të shtetit të tij në rrugëtimin e Kosovës drejt BE-së dhe njëkohësisht shprehu mirënjohjen për shërbimin në funksion të paqes dhe sigurisë nga trupat hungareze në kuadër të KFOR-it. Kryetari i Kuvendit shprehu keqardhjen për lëndimet që ushtarët hunagarez morën në sulmin e vitit 2023, sulm ky që erdhi nga strukturat kriminale në veri.

Në takim u diskutua gjithashtu për Programin e Bursave “Stipendium Hungaricum”, i cili ka hapur horizonte të reja në rrugëtimin profesional dhe akademik për studentët tanë dhe po ndërton ura miqësie përmes njohjes së kulturave dhe traditave të vendeve tona.

“Qëndrimi ynë i përbashkët është se Kosova dhe Hungaria do të vazhdojnë ta thellojnë partneritetin në shërbim të stabilitetit rajonal dhe të ardhmes sonë evropiane”, theksoi kryetari Dimal Basha.

JU REKOMANDOJMË

Akrashtica në përkrahje të plotë për Ferit Idrizin
Lajme

Akrashtica në përkrahje të plotë për Ferit Idrizin

01/10/2025 - 21:16
Rama pritet nga çifti mbretëror në Danimarkë (VIDEO)
Lajme

Rama pritet nga çifti mbretëror në Danimarkë (VIDEO)

01/10/2025 - 20:55
Zemaj: Nëse ka bazë, presidentja t’i drejtohet Kushtetueses
Lajme

Zemaj: VV-ja po e faktorizon Listën Serbe

01/10/2025 - 20:44
Presidentja Osmani pritet me nderime nga Mbreti e Mbretëresha e Danimarkës
Kryesore

Presidentja Osmani pritet me nderime nga Mbreti e Mbretëresha e Danimarkës

01/10/2025 - 20:31
“S’kemi votë për Simiqin, konstituimi s’bëhet duke shkelur rregulloren” reagimi nga PDK pas njoftimit të Gjykatës Kushtetuese
Kryesore

“S’kemi votë për Simiqin, konstituimi s’bëhet duke shkelur rregulloren” reagimi nga PDK pas njoftimit të Gjykatës Kushtetuese

01/10/2025 - 20:15
Me librezë të Vetëvendosjes specializoi për doktor, zbuloni “fatlumin” nga Zvicra
Kryesore

Me librezë të Vetëvendosjes specializoi për doktor, zbuloni “fatlumin” nga Zvicra

01/10/2025 - 20:02

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • ”Po ta rrit mbesën një z*zak…”- Getinjo reagon ashpër

    ”Po ta rrit mbesën një z*zak…”- Getinjo reagon ashpër

    119 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • “Po vini në pikëpyetje besueshmërinë e dëshmitarit?” – “Përplasje” për KFOR-in në Hagë

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Arrestohet edukatorja në një çerdhe, dyshohet se keqtrajtoi një fëmijë

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Dyfytyrësia e përsosur: Atë çka e shante te populli për Thaçin, sot e mçon Kurtin vet

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • “Ku është shkelja?”, Juristi Alban Krasniqi sqaron njoftimin e Gjykatës Kushtetuese për Kuvendin

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë