Kryetari i Komunës, Faton Peci, priti në takim ministrin e Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani.
Bëhet e ditur se në këtë takim u bisedua për projekte në përmirësim të infrastrukturës sportive dhe mbështetjen e projekteve rinore në Mitrovicë.
“Kryetari Faton Peci theksoi se këtë mandat, përmirësimi i infrastrukturës sportive mbetet në fokus të punës së tij”, thuhet në njoftimin e komunës.













