Shahini tha për dokumentarin “Expose” se përafërsisht për 5 vite nga Kosova kanë ikur më shumë se 220 mijë qytetarë.
Ai tha se vetëm brenda muajit janar në ambasaden gjermane kanë aplikuar mbi 8 mijë qytetarë.
“Trendi i ikjes së punëtorëve dhe qytetarëve nga Kosova në rritje është që nga viti 2020, dhe përafërsisht për këto 5 vite nga Kosova kanë ikur më shumë se 220 mijë qytetarë, kryesisht të afët për tregun e punës dhe kryesisht me kontrata të punës. Kjo ikje masive dhe dëshira për të ik ende nga Kosova mbetet ende në trenf të lartë edhe në vitin 2024 dhe vitin 2025. Vetëm brenda muajit janar në ambasaden gjermane kanë aplikuar mbi 8 mijë qytetarë, prandaj neve për cdo vit është duke u rrit trendi i ikjes së fuqisë punëtore të qytetarëve të vendit dhe kjo është një shqetësim edhe sa i përket rritjes ekonomike se do të bie konsumi dhe sa i përket tatimev sepse ata nuk do të paguajn tatime më në Kosovë, edhe sa i përket natalitetit sepse shumica prej tyre do të krijojnë familje ose kanë kriju familje atje ku shkojnë, kështu që Kosova është në një situatë jo të mirë të favorshme me fuqinë kryesisht të re, fuqinë punëtore” deklaroi Shahini.
Shahini tha se shumica e atyre që largohen nga vendi kryesisht deklarohen se po shkojnë për një standard më të mirë jetësor dhe për një siguri më të madhe për jetë.
“Liberalizimi i vizave nuk kupton që këtu punëtorët mund të shkojnë me viza punë, vizat e punës janë viza pune dhe ne po flasim me shifra që ata kanë marrë leje punë, kontrata pune.Dikun rreth 35% të punëtorëve që kanë ikur, nga ajo shifër, ata kanë qenë në puna, bile kanë qenë në puna me paga mbi 400 euro. Kryesisht deklarohen se po shkojnë për një standard më të mirë jetësorë, për një siguri më të madhe për jetë, për një shkollim, për një shëndetësi më të mirë, për një standard jetësorë më të mirë. Nuk ka ikje për shkaqe të ndonjë dhunë por kryesisht për të gjetë standard jetësorë më të mirë” tha Shahini për dokumentarin “Expose”