Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kryetari i FFK-së aplikon për kredi 4 milionë në FIFA, a po përgatitet manipulimi i zgjedhjeve për të siguruar edhe një mandat?!

11/02/2022 - 16:27
në Kryesore, Lajme, Sport
A A
Kryetari i FFK-së aplikon për kredi 4 milionë në FIFA, a po përgatitet manipulimi i zgjedhjeve për të siguruar edhe një mandat?!
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka dalë në teren për  të takuar përfaqësuesit e klubeve të futbollit për të mbledhur nënshkrime që siç iu është thënë atyre konfirmim për delegatë, raporton Gazeta Online Veriu.info.

Por çka i duhet kryetarit të FFK-së konfirmimi i delegatëve?

Veriu.info mëson nga burimet e saj brenda FFK-së se Agim Ademi ka aplikuar për kredi në vlerë 4 milionë euro në FIFA.

Aplikimi për kredi është në kundërshtim me Ligjin për OJQ dhe statutin e FFK-së, ngase FFK është organizatë joprofitabile dhe si e tillë nuk mund të aplikojë për kredi ngase ato duhet shlyer më pastaj.

Përkundër kësaj Agim Ademi muaj më parë u ka dërguar mesazh anëtarëve të KE së FFK-së dhe ka kërkuar aprovimin për të aplikuar për kredi.

Këta anëtarë pa pyetur fare klubet ia kanë miratuar kërkesën kryetarit të FFK-së për kredi 4 milionëshe në FIFA ndonëse një gjë e tillë nuk është miratuar në buxhetin e FFK nga Kuvendi i kësaj organizate.

Sipas burimeve nga FFK për të garantuar këtë kredi FIFA ka kërkuar konfirmim me nënshkrimet e përfaqësuesve të klubeve, andaj kryetari Ademi ka dalë vet në teren për t’i siguruar ato.

Rrjedhshëm shtrohet pyetja se çfarë i duhet kjo kredi FFK-së dhe Agim Ademit të cilit i përfundon mandati këtë vit.

Dyshimet nga burimet brenda FFK-së qëndrojnë në atë se Agim Ademi mund ta përdor këtë shumë parash për të manipuluar procesin e zgjedhjeve brenda FFK-së për të siguruar edhe një mandat.

Sipas Statutit të FFK-së Kuvendi miraton buxhetin vjetor dhe ky organ është anashkaluar tërësisht me rastin e aplikimit për kredi.

Po ashtu edhe në Ligjin për OJQ nuk parashihet se organizatat mund të hyjnë kredi, ngaqë ato nuk janë organizata profitabile.

Pra në burimet e financimit nuk janë përcaktuar kreditë me kamat sepse OJQ-të janë organizata jofitimprurëse dhe si të tilla nuk kanë se si të shlyejnë detyrimet e kredive.

Sipas Neni55 të Statutit të FFK Të hyrat dhe të dalurat,
1. FFK-ja krijon të ardhura nga :
a) Anëtarësia; b) të drejtat televizive ; c) biletat; d) reklamat ; e) të ardhurat nga ndeshjet e përfaqsuesës së Kosovës; f) donacionet dhe dhuratat ; g) dënimet; h) pagesat financiare të klubeve , lojtarëve etj; i) të ardhurat nga marketingu; j) sponzorizimi; k) burimet tjera;

Askund nuk parashihet hyrja në kredi sepse FFK me Statut dhe Ligj është OJQ joprofitabile .

Po ashtu në Statutin e FFK-së  Neni 1 përcaktohet se:
Federata e Futbollit e Kosovës, është organizatë joqeveritare, jo profitabile, e pavarur dhe vullnetare sportive e cila mund të bashkohet në bazë të Ligjit për OJQ dhe Ligjit për Sport të Kosovës. Është e themeluar në kohë të pacaktuar .

FFK duke qene joprofitabile nuk ka se si të paguaj detyrimet e kredisë.

Veriu.info ka dërguar pyetje në FFK lidhur me këtë çështje por të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.

Duket se disa klube kanë kuptuar këtë lojë të Agim Ademit dhe kanë filluar të zëvendësojnë përfaqesuesit e klubeve të tyre dhe vendimet që kanë mundur të prodhohen nga nëshkrimet e tyre.
Klubi futbollistik Pheniksi nga Baja e Pejës klub në Ligën e Parë ka njoftuar opinionin se ka ndryshuar delegatin:

JU REKOMANDOJMË

Lushi: Albin Kurti dhe VV-ja po punojnë me ngulm të prishin familjen
Lajme

Uk Lushi pas ndeshjes Shqipëri–Serbi: “Flamuri i UÇK-së është për fushë lufte, jo për stadium”

08/06/2025 - 14:27
Temperatura mbi 30 gradë, Bahtiri publikon foto me rroba dimri: Mjaft është mjaft!
Lajme

Temperatura mbi 30 gradë, Bahtiri publikon foto me rroba dimri: Mjaft është mjaft!

08/06/2025 - 14:16
Manaj kërkon falje pas penalltisë së humbur ndaj Serbisë: Do të kthehem më i fortë
Sport

Manaj kërkon falje pas penalltisë së humbur ndaj Serbisë: Do të kthehem më i fortë

08/06/2025 - 14:02
Ish-polici special i Kosovës ndalohet në Serbi, merret në pyetje për “Banjska”
Kryesore

Ish-polici special i Kosovës ndalohet në Serbi, merret në pyetje për “Banjska”

08/06/2025 - 13:47
Polici kapet duke marrë ryshfet nga kosovarët gjatë ndeshjes Shqipëri-Serbi
Lajme

Polici kapet duke marrë ryshfet nga kosovarët gjatë ndeshjes Shqipëri-Serbi

08/06/2025 - 13:35
BIK: Po vazhdon me sukses therja e kurbanëve
Lajme

BIK: Po vazhdon me sukses therja e kurbanëve

08/06/2025 - 13:15

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Prej aksidentit deri te vdekja: Katër orët dramatike të Armir Osmanit (VIDEO)

    Prej aksidentit deri te vdekja: Katër orët dramatike të Armir Osmanit (VIDEO)

    1506 Shpërndaje
    Shpërndaje 602 Tweet 377
  • Livia e ndez rrjetin, tregon të pasmet

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Dafina Zeqiri po shijon pushimet në Shqipëri

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Ramë Lahaj rrenqethë me këngën e Jakup Ferrit në ”Air Albania”, dy orë para ndeshjes së madhe

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Ky pritet të jetë formacioni me të cilin Shqipëria do të zbresë në fushë ndaj Serbisë

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë