Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kryetari i forumit rinor të LDK-së Shpat Neziri për “transferin” e VV-së: Nga viti 2023 nuk mbante asnjë post në LDK, edhe më herët ju kanë shërbyer tinëzisht

02/11/2025 - 21:01
në Lajme
A A
Kryetari i forumit rinor të LDK-së Shpat Neziri për “transferin” e VV-së: Nga viti 2023 nuk mbante asnjë post në LDK, edhe më herët ju kanë shërbyer tinëzisht
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetari i forumit rinor të LDK-së në Mitrovicë, Shpat Neziri, ka reaguar pas kalimit të Arbnor Hamitit në Vetëvendosje që sonte u promovua si “transfer” nga deputetja Arjeta Fejza.

Neziri ka thënë se ai nuk ishte në asnjë funksion në LDK që nga viti 2023.

Madje Neziri kishte mposhtur në garën për kryetar të forumit rinor pikërisht Hamitin.

“Deputete Fejza, promovimin që po i bëni Arbnor Hamitit, duke pretenduar se e keni marrë nga LDK-ja, duhet ta dini se ata që nga viti 2023 nuk kanë qenë në asnjë funksion të LDK-së, dhe edhe më herët ju kanë shërbyer në mënyrë tinëzare, ndërsa sot po shpërfaqen!” – shkruan Neziri.

Postimi i plotë:

Unë, Shpat Neziri, kryetar i Forumit Rinor të Lidhjes Demokratike të Kosovës, i zgjedhur nga 101 delegatë të rinisë, erdha në këtë familje politike në një kohë kur mungonte fryma e të rinjve. Nuk gjeta asnjë aktiv të ri, por gjeta një vend bosh që duhej mbushur me ideal, me punë dhe përkushtim. Bashkë me disa të rinj rugovistë, ndërtuam nga hiçi një strukturë që sot mban emrin dhe peshën e rinisë së LDK-së. Antërsia e forumit u rrit në 200 persona, ndërsa Kuvendi u mbajt me 194 të rinj, ku të drejtë vote kishin vetëm 101.

Rruga jonë nuk ishte e lehtë. Kishte pengesa, kishte refuzime, kishte edhe sabotime. Por çdo pengesë u bë shkallë për t’u rritur, dhe çdo dyshim u kthye në motivim. Besimi ynë nuk ishte tek individët, por tek ideali. Besimi ynë nuk ishte tek interesat, por tek vlera.

E kam ditur që në fillim se disa nuk i shërbenin LDK-së, por vetëm vetes dhe atyre që synojnë ta përdorin partinë si mjet e jo si vlerë. Sot, ajo që dikur fshihej pas fjalëve, është zbuluar nga veprimet. Nuk mund të qëndrosh në LDK dhe të punosh për tjerët; nuk mund të thuash “jam rugovist” e të shërbesh atyre që e shkatërruan frymën e Rugovës.

Nga viti 2023 e deri më sot, këta persona nuk kanë pasur asnjë funksion në Forumin Rinor, sepse asnjëherë nuk e kanë ndier përgjegjësinë e ndërtimit. Ata kanë qenë hijet që fshiheshin pas emrit, e sot thjesht janë bërë dritë e zbehur që nuk ndriçon më askënd.

Deputete Fejza, promovimin që po i bëni Arbnor Hamitit, duke pretenduar se e keni marrë nga LDK-ja, duhet ta dini se ata që nga viti 2023 nuk kanë qenë në asnjë funksion të LDK-së, dhe edhe më herët ju kanë shërbyer në mënyrë tinëzare, ndërsa sot po shpërfaqen!

Ne do të vazhdojmë ta mbrojmë LDK-në si tempull të mendimit rugovist, si shtëpi të rinisë që beson në ideal e jo në interes, në përkushtim e jo në kompromise. Sepse LDK nuk është vend për të qëndruar, por vend për t’i shërbyer.

Shpat Neziri, Kryetar i Forumit Rinor të LDK-së në Mitrovicë

JU REKOMANDOJMË

Fondi i Sigurimeve Shëndetësore i heq licencën CFO Pharma-s së Nadir Çaushollit
Lajme

Fondi i Sigurimeve Shëndetësore i heq licencën CFO Pharma-s së Nadir Çaushollit

02/11/2025 - 23:21
Visar Ymeri: VV-ja po e trajton aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese si këshillë
Lajme

Ymeri: VV ka uzurpuar sallën e Qeverisë, nuk është qeveri në detyrë

02/11/2025 - 22:32
“Ja pse e votuam Rashiqin”, flet Hykmete Bajrami
Lajme

Bajrami godet Vjosa Osmanin: Ajo është fajtore pse LDK ra në 12% – nuk ka më vend për të në parti

02/11/2025 - 22:26
Zafa i befason të gjithë, mbështet Abrashin e Vetëvendosjes në Prizren
Lajme

Zafa i befason të gjithë, mbështet Abrashin e Vetëvendosjes në Prizren

02/11/2025 - 22:02
Daka: Partia që ka 61 vota ka të drejtë të formojë qeverinë – Kurti s’mund ta provojë sërish me të njëjtin emër
Lajme

Daka: Partia që ka 61 vota ka të drejtë të formojë qeverinë – Kurti s’mund ta provojë sërish me të njëjtin emër

02/11/2025 - 21:34
Kryeziu: Aktgjykimi i Kushtetueses mund të kryejë punë, Kryesuesi ta thërrasë seancën sa më parë
Lajme

Familja distancohet nga Kadri Kryeziu për deklaratën e tij për Islamin

02/11/2025 - 21:25

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Kryeziu: Aktgjykimi i Kushtetueses mund të kryejë punë, Kryesuesi ta thërrasë seancën sa më parë

    Familja distancohet nga Kadri Kryeziu për deklaratën e tij për Islamin

    145 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 36
  • Koalicioni PDK-LDK në Mitrovicë, reagon Faton Peci

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Falsifikoi dokumentet e pronave të AKP-së dhe i shiti më pas, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • LDK e PDK bëhen bashkë në Prizren, kundër Abrashit të VV-së

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Zyrtare: Nënshkruhet koalicioni PDK-LDK në Mitrovicë

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë