Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, mban takimin e parë publik me qytetarë për vitin 2023

15/06/2023 - 19:28
në Kryesore, Lajme
A A
Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, mban takimin e parë publik me qytetarë për vitin 2023
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal, kryetari i komunës, Bedri Hamza, në prani të drejtorëve komunal ka mbajtur takimin publik me qytetarë për të shpalosur punën e ekzekutivit për gjashtëmujorin e parë të vitit 2023.

Të pranishëm në këtë takim ishin përfaqësuesit e fshatrave dhe lagjeve të qytetit, përfaqësues të organizatave rinore, shoqërive civile si dhe qytetarë të tjerë.

Në fjalën e ti, kryetari Hamza fillimisht ka përshëndetur të pranishmit për pjesëmarrjen e tyre në këtë takim, për të vazhduar më pas edhe me prezantimin e projekteve të realizuara gjatë kësaj periudhe e që janë jetike për qytetarët e Komunës së Mitrovicës.

Nga kryetari Hamza, është thënë se që nga marrja e mandatit të tij, prioritete të qeverisjes kanë qenë arsimi, shëndetësia, sporti, kultura dhe infrastruktura rrugore.

“Më gëzon fakti që kemi rritur investimet në fushën e arsimit ku janë renovuar shumë shkolla, çerdhja publike si dhe rritja e numrit të bursave për studentët mitrovicas, ku edhe për këtë vit kemi planifikuar vazhdimin e realizimit të projekteve të mira në dobi të shkollave të qytetit të Mitrovicës”, theksoj Hamza.

Qytetarët gjatë këtij takimi, u njoftuan edhe për investimet pozitive të bëra në sektorin e shëndetësisë, përmes renovimit pothuajse të të gjitha QMF-ve e AMF-ve, kurse në muajin korrik të këtij vitit do të realizohet edhe projekti i dytë më i rëndësishëm në sektorin e shëndetësisë- vënia e gurthemelit të ambulantes në lagjen Iliridë.

Më tutje kryetari Hamza ka përmendur edhe dy premtimet e tij të dhëna për rregullimin e rrugës “Ali Zeneli’, dhe “Lah Nimani, të cilat ndodhën në qendër të qytetit të Mitrovicës.

“Prioritete të qeverisjes sime janë edhe dy rrugët kryesore në qytet për të cilat janë bërë edhe hapa konkret në fillimin e rregullimit të rrugës “Ali Zeneli”, dhe “Lah Nimani”, duke përfshirë këtu përgatitjen e planit teknik të detajuar, procedurat komplekse të shpronësimit, projekte këto që do të finalizohen në përfundim të vitit 2023”, shtoj Hamza.

Në këtë takim, kryetari Hamza njoftoi të pranishmit edhe për punët e bëra nga inspektorët komunal si dhe mbështetjen financiare për fermerët dhe sportistët mitrovicas.

Takimi i parë publik ka përfunduar pas pyetjet të parashtruara nga ana e qytetarëve të pranishëm dhe përgjigjeve të dhëna nga kryetari i komunës, Bedri Hamza, i cili ka theksuar se jemi në kohë, që të gjitha kërkesat racionale të inkorporohen në planifikimin e buxhetit për vitin e ardhshëm.

JU REKOMANDOJMË

Donald Trump njofton se është arritur armëpushim mes Izraelit dhe Iranit
Kryesore

Donald Trump njofton se është arritur armëpushim mes Izraelit dhe Iranit

24/06/2025 - 00:35
Kryesore

Kallas: BE do të rishikojë pezullimin e partneritetit me Izraelin për shkak të situatës në Gaza

23/06/2025 - 22:38
Donald Trump sërish para gjykatës, akuzohet për përdhunim
Kryesore

Trump për sulmet ndaj bazave amerikane: Reagimi i dobët i Iranit, jam i kënaqur që asnjë amerikan s’u lëndua

23/06/2025 - 22:24
Khamenei reagon pas sulmit ndaj bazave, shfaq flamurin amerikan duke u djegur: S’i nënshtrohemi askujt
Kryesore

Khamenei reagon pas sulmit ndaj bazave, shfaq flamurin amerikan duke u djegur: S’i nënshtrohemi askujt

23/06/2025 - 22:09
Punëtori bie nga lartësia në Prishtinë, nisin hetimet nga policia
Kryesore

Punëtori bie nga lartësia në Prishtinë, nisin hetimet nga policia

23/06/2025 - 21:54
Tahiri: Amerika s’na do më shumë nëse nuk jemi të përkushtuar ndaj vlerave evropiane
Kryesore

Tahiri: Amerika s’na do më shumë nëse nuk jemi të përkushtuar ndaj vlerave evropiane

23/06/2025 - 21:35

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Vuçiq: Ajo që ndodhi në Maqedoninë e Veriut ishte skandal, Kurti promovoi “Shqipërinë e Madhe”

    Vuçiq: Në rast konflikti me NATO-n rezistenca jonë do të jetë shumë më e madhe se ajo e vitit 1999

    132 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • E pabesueshme: Kurti flet për media para seancës, e jep një informacion shkurt

    124 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Pamje: Një nga dronët e Iranit me objektiv Izraelin, godet një tjetër shtet

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Trump paralajmëron Rusinë: SHBA do përdorë armët më vdekjeprurëse nëse furnizoni Iranin me koka bërthamore!

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Mesazh i ashpër nga Kremlini për Beogradin: Keni shkelur vëllazërinë shekullore, armët serbe po na vrasin

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë