Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka vizituar sot strukturat partiake në Rahovec, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Ai ka thënë se kanë diskutuar mbi zhvillimet politike dhe përgatitjet për zgjedhjet e reja.
Siç shihet nga pamjet e publikuara nga PDK, shihet se struktura e partisë është e shtyrë në moshë.
Postimi i plotë i PDK:
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka qëndruar sot për vizitë në Degën e PDK-së në Rahovec, ku ka takuar përfaqësues të strukturave partiake, për të diskutuar mbi zhvillimet politike dhe përgatitjet dhe mobilizimin për zgjedhjet.
Lideri i PDK-së tha se me punën dhe përkushtimin e secilit prej anëtarëve dhe besimin e qytetarëve, në këto zgjedhje PDK do t’i japë Kosovës një qeveri me vizion të ri për zhvillimin e vendit në krye me Bedri Hamzën kryeministër.
Kryetari Krasniqi tha se kandidati i PDK-së për kryeministër ka hartuar programin qeverisës të bazuar në nevojat e qytetarëve dhe bizneseve dhe do të jetë program që do ta ndihmoj zhvillimin e Rahovecit dhe gjitha komunat e Kosovës pa dallime politike.
Kryetari i Degës së PDK-së në Rahovec, Edon Cana, tha se janë duke punuar e mobilizuar për të unifikuar gjithë potencialin e Partisë Demokratike të Kosovës në Komunën e Rahovecit.
Përfaqësuesit e gjitha strukturave të PDK-së në Rahovec, gjatë këtij takimi, zgjodhën shefin e shtabit zgjedhor, Emerllah Spahiun dhe u dakorduan që Dega e PDK-së në Rahovec së shpejti t’i propozoj kandidatët e saj për deputet.