Zotimin e dhënë nga kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, se në seancën e ardhshme të Kuvendit Komunal do t’i propozoj Kuvendit që të ndalet procedimi i mëtejmë i dhënies në shfrytëzim afatgjatë i pronave të propozuar nga Komisioni i Kuvendit Komunal në Stanoc të Poshtëm dhe afër Urës së Gurit në qytet, e ka mirëpritur banorët e këtij fshati.
Në emër të Stanocit të Poshtëm, kryetari i Këshillit të fshatit, Rrahim Ajeti e ka falënderuar kryetarin e Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi për mbështetjen dhe përkrahjen e dhënë për stopimin e këtij procesi.
Postimi i kryetarit të Këshillit të fshatit Stanoc:
Njoftim
Në takimin e mbajtur sot, datë 23.12.2024, me kryetarin e Komunës së Vushtrrisë, z. Ferit Idrizi, morëm përkrahjen dhe mbështetjen e tij të plotë për mos procedimin e dhënies në shfrytëzim afatgjatë të pronës komunale, në të cilën hyjnë edhe parcelat e fshatit tonë.
Në emër të të gjithë fshatit falënderoj kryetarin e Komunës së Vushtrrisë, z.Ferit Idrizi, që na mbështeti në kërkesën tonë dhe nuk do të procedohet më tutje dhënia në shfrytëzim afatgjatë e pronave komunale.
Kërkojmë që kjo çështje të mos politizohet, të përdoret për poena politik dhe bëjmë apel te të gjithë qytetarët që të mos bien pre e dezinformatave për këtë çështje.
Faleminderit kryetar!
Me respekt!
Rrahim Ajeti
Kryetar i keshillit!