Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kryetari Parlamentit nuk zgjidhet pa bërë kompromis VV, çfarë thotë aktgjykimi i vitit 2014 dhe rregullorja

21/04/2025 - 15:04
në Kryesore, Lajme
A A
Kryetari Parlamentit nuk zgjidhet pa bërë kompromis VV, çfarë thotë aktgjykimi i vitit 2014 dhe rregullorja
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Lëvizja Vetëvendosje edhe në vazhdimin e tretë të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit ka paralajmëruar se do të vazhdojë ta kandidojë Albulena Haxhiun për kryetare të legjislaturës së 9’të.

Ndonëse votimi për kandidaten që formalisht e propozoi të shtunën Glauk Konjufca, pasi deputetët me konsensus arritën ta tejkalojnë çështjen e verifikimit të mandateve, në dy runde siguroi vetëm 57 vota, partia e Kurtit s’ka hequr dorë, përcjell Veriu.info

PDK, LDK dhe AAK e NISMA e Fatmir Limajt votuan kundër ose abstenuan për këtë kandidaten e VV’së e cila në sytë e tyre mbetet një figurë jo e denjë për këtë post dhe në masë të madhe polarizuese dhe përçarëse në skenën politike. Shumë deputetë të VV’së kanë bërë akuza ndaj “opozitës” se po e bllokon konstiuimin e Kuvendit. Ata shpreheshin të bindur se i kanë numrat ndërsa në opinion përflitej se Kurti ka arritur një marrëveshje për bashkëqeverisje me Limajn. Pikërisht ky subjekt të shtunën nuk i dha votat për kandidaten e VV’së duke e vulosur se nuk kanë marrëveshje. Votë për Kurtin nuk pati as deputetja e Duda Balje e cila kur u krye votimi nuk qëndroi fare në sallë. Më vonë e konfirmoi se nuk do të bashkëpunojë me Kurtin dhe se do të qëndrojë në “opozitë”.

Neni 11 i rregullores së Kuvendit të Kosovës që është në fuqi nga viti 2022 konfirmon se i takon subjektit më të madh në Kuvend ta propozojë kandidatin për kryetar të Kuvendit.

“1.Kryetari i Kuvendit zgjidhet në seancën konstituive, me shumicën e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit.

2. Kryesuesi i seancës konstituive kërkon nga subjekti politik më i madh në Kuvend, të propozojë kandidatin për Kryetar të Kuvendit.

3.Kryesuesi i seancës konstituive konstaton rezultatin e votimit për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit, shpall zgjedhjen e Kryetarit dhe e fton të zërë vendin e tij” thuhet në rregullore.

Por çfarë ndodhë kur subjekti më i madh nuk i ka votat dhe nuk bashkëpunon me subjektet tjera?

Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese në Rastin Nr. KO119/14 i vitit 2014, në pikën 127 thekson se “është e drejtë dhe detyrë e të gjithë deputetëve të Kuvendit që të gjejnë mënyrën për të zgjedhur Kryetarin dhe nënkryetarët e Kuvendit, në pajtim me dispozitat kushtetuese në lidhje me rregulloren relevante të Kuvendit dhe të bëjnë Kuvendin funksional”.

Në këtë situatë, Kurti dhe VV e kanë të pamundur ta zgjedhin kryeparlamentarin pa e “gjetur mënyrën” me deputetët tjerë siç theksohet në aktgjykimin e përmendur në mënyrë që të evitohet edhe një seancë pas 48 orësh dhe që çështja të mos përfundojë përsëri në Kushtetuese./Gazetaexpress

JU REKOMANDOJMË

Manipulimi i pastër me çmimin e naftës, ja si IP Petrol i saboton inspektorët

Manipulimi i pastër me çmimin e naftës, ja si IP Petrol i saboton inspektorët
03/04/2026 - 17:25

Një kombinim i dëmshëm mes shtetit dhe naftëtarëve është shndërruar në një grabitje të pastër ndaj qytetarëve të Kosovës për shkak të rritjes jo normale të çmimeve. Dokumente...

Më shumëDetails

FSK me ushtrime për ngritjen e gatishmërisë operacionale dhe profesionale

FSK me ushtrime për ngritjen e gatishmërisë operacionale dhe profesionale
03/04/2026 - 17:21

Me qëllim ngritjen e gatishmërisë operacionale dhe përgatitjes profesionale të personelit, kompanitë e Regjimentit të tretë të Forcave Tokësore të FSK-së, kanë realizuar ushtrimet fushore në nivel skuadre...

Më shumëDetails

Kollçaku: Jam kandidate për presidente, deri tani

Kollçaku: Jam kandidate për presidente, deri tani
03/04/2026 - 17:17

Kanë kaluar më shumë se një javë nga vendimi i Gjykata Kushtetuese e Kosovës, e cila u ka dhënë deputetëve 34 ditë kohë për zgjedhjen e presidentit të...

Më shumëDetails

Çitaku për mungesën e VV-së në seancë: S’po duan me dëgju se s’po shkojnë nëpër markete me xhipa të zi me ble ushqim vetë

Çitaku: 1400 biznese po shkyçen, situata është alarmante – qytetarët tash po përballen me rrezikun e papunësisë masive
03/04/2026 - 17:14

Deputetja e Partisë Demokratike e Kosovës, Vlora Çitaku tha se mungesa e Lëvizjes Vetëvendosje pas pauzës në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës është joserioze. “Nuk di...

Më shumëDetails

Deputeti i LDK’së: Në Kuvend nuk janë vetëm Lëvizja Vetëvendosje dhe Lista Srpska

Lëvizja Vetëvendosje nuk kthehet në Kuvend pas pauzës, nis seanca për çmimet e naftës
03/04/2026 - 17:12

Deputeti i LDK’së, Ermal Sadiku, ka marrë fjalën sot në debatin që po bëhet për çmimet e naftës, raporton Express. Sadiku në fillim të fjalës së tij ka...

Më shumëDetails

Begolli thotë se është arritur një rekord i ri në Kadastrën e Prishtinës

Begolli thotë se është arritur një rekord i ri në Kadastrën e Prishtinës
03/04/2026 - 16:52

Drejtori i Drejtorisë së Kadastrit dhe Legalizimit në Komunën e Prishtinës, Gent Begolli, ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook se janë arritur rezultate rekord në...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “Vrasës, hajn”: Daut Haradinaj ia publikon emrin mërgimtarit që përdori gjuhë të tmerrshme në komente

    “Vrasës, hajn”: Daut Haradinaj ia publikon emrin mërgimtarit që përdori gjuhë të tmerrshme në komente

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Nis lëshimi i vërtetimeve për xhamat e errësuar në automjete: Ja sa kushton procedura

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Konfirmohen zyrtarisht vjedhjet e KEDS-it, MINTI: Njehsorët kanë qenë me afat të skaduar, ekzistojnë devijime 10–11 orësh krahasuar me kohën reale

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Ky është komenti i qytetarit që ofendoi rëndë Ramush Haradinajn, për të cilin Daut Haradinaj paralajmëroi padi

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • A i është dhënë pushka në luftë Albin Kurtit? Kështu përgjigjet Sylejman Selimi

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë