Ish- gjykatës i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, lidhur me votimin e kryetarit të Kuvendit, ka deklaruar se detyra e deputetit është të votojë, ku shton se nuk nënkuptohet për cilin person të votohet.
“Aktgjykimi i Gjykatës në vitin 2014 ska të bëjë me këtë rast, është rast krejt tjetër, në mes tjerash përmenden edhe detyrat e deputetit. Detyra e deputetit është të votojë, nuk nënkupton për cilin person të votojë, por ka të drejtë të votojë për kundër dhe abstenim”, tha Kryeziu. /21Media