Njohësi i së Drejtës, Kadri Kryeziu i cili ka qenë edhe anëtar i komisionit për hartimin e Kushtetutës së Kosovës, ka vlerësuar se Kurti dhe kabineti qeveritar nuk kanë pasur nevojë të japin dorëheqje , pasi sipas tij me shpërndarjen e Kuvendit, qeveria është në detyrë.
I pyetur për akuzuat mes partisë në pushtet dhe atyre në opozitë në legjislaturën e kaluar se kush ka të drejtë në këtë, ai ka thënë se ligji e obligon kryeministrin në detyrë me qëndrua në zyrë derisa të zgjidhet kryeministri i ri.
“Kjo është e rregulluar me ligj mbi Qeverinë neni 30 pika 1 decitivisht thotë se ‘qeveria duhet të jetë në detyrë derisa të miratohet një qeveri në Parlamentin e Kosovës”, ka thënë ai në Këndin e Debatit” në Tëvë1.
Kryeziu duke folur për letrën e dorëheqjes së Kurtit dërguar Kuvendit, ka thënë se ajo është formale.
“Letra e kryeministrit në detyrë është letër formale, sepse ai ka qenë i dorëhequr. Sipas mendimit tim ai nuk ka pas nevojë me dhënë dorëheqje. Ai e merr një detyrë të re, që kjo detyrë e re quhet marrëdhënie juridike e karakterit politik. Kryeministri në detyrë nuk është kryeministër legjitim por është legal, atë ligji e detyron më qëndrua në zyrë derisa të vije kryeministri i ri për shkak se ai duhet me dhënë llogari për arriturat dhe detyrat”, është shprehur Kryeziu.