Drejtori i Institutit Demokratik të Kosovës (IKD), Ismet Kryeziu, ka kritikuar ashpër Presidenten Vjosa Osmani dhe Qeverinë Kurti për moszbatimin e Marrëveshjes së Uashingtonit, duke e cilësuar këtë si një nga gabimet më të mëdha gjeopolitike për Kosovën.
Sipas Kryeziut, Kosova ka humbur mundësi të rëndësishme për zhvillim energjetik dhe infrastrukturor për shkak të mungesës së vullnetit politik.
Postimi i plotë:
Po te ishte zbatuar Marreveshja e Washingtonit, sot Kosova do kishte gazin dhe do te behej nyje e shperndarjes se tij ne Shqiperine veriore, Mal te Zi dhe Serbi, si dhe nyje shume e rendesishme e infrastruktures rrugore dhe hekurudhore e rajonit!
Mos te harrojme se ne vitin 2021, zyrtare te Qeverise se Kosoves e quanin ate gaz si “gaz rus” – dhe ate gazin qe do te shperndahej nga Greqia qe ne nje mase te konsiderueshmr do te vinte aty nga SHBA-te ne forme te lenget!
Per me teper, ndoshta deri me tani edhe do te ishte ne perfundim linja hekurudhore Prishtine – Durres. Perpos kesaj do e kishim mbyllyr edhe ceshtjen e menaxhimit te ujerave ne Liqenin e Ujmanit me Serbine. Dokumentin e fisibilitetit te hartuar nga SHBA-te per kete ceshtje as qe e shqyrtoi Qeveria e Kosoves – me demek e hodhi ne shporte!
Do te ishte mire qe te behet nje vleresim zyrtar i Zbatimit te Marreveshjes se Washingtonit, ose ne vertete nuk ka nevoje fare te behet, pasi nga qielli mund te shihet se ajo nuk eshte zbatuar!
Mos-zbatimi i kesaj marreveshjeje eshte gabimi me i madh dhe me pasoja afatgjate gjeopolitike per Kosoven i Qeverise Kurti 2!