Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kryeziu për ambasadorin e Gjermanisë dhe atë të Francës: Koha me shku n’shtëpi

30/07/2025 - 10:07
në Lajme
A A
Kryeziu për ambasadorin e Gjermanisë dhe atë të Francës: Koha me shku n’shtëpi
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Kadri Kryziu, nuk i kanë pëlqyer kritikat e ambasadorit të Gjermanisë dhe Francës ndaj qeverisë në detyrë.

Ai ka vlerësuar se ambasadorë e të dy vendeve dje kanë rënë në provim të profesionalizmit.

Sipas tij, nuk ka asnjë dëshmi që dikush nga institucionet zyrtare të Kosovës ka bërë ndërhyrje digjitale në fotografitë të cilat tregojnë dislokimin e FSK-së në veri për gjetjen e trupit të mërgimtari, i cili është mbytur në liqenin e Ujmanit.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se të dy ambasadorët duhet të shkojnë në shtëpi.

Postimi i tij i plotë:

TIME TO GO HOME!

Ambasadorët e Gjermanisë dhe të Francës dje kanë rënë në provim sa i përket profesionalizmit të tyre. Nuk ka asnjë dëshmi që dikush nga institucionet zyrtare të Republikës së Kosovës ka bërë ndërhyrje digjitale në fotografi, po ashtu në deklaratat zyrtare nuk ka asnjë mohim të rolit të KFOR-it. Fjalët e tyre kanë peshë prandaj akuza për dezinformim dhe manipulime të fotografive do të duhej të ishte verifikuar paraprakisht në hollësi.

Ambasadorët mund të komentojnë vetëm deklarimet zyrtare të titullarëve të institucioneve, dhe jo të merren me interpretimet e pikë vështrimeve të qytetarëve të lirë, qofshin ata edhe eksponentë të një partie të caktuar politike. Lëshimi në interpretime të tilla është tregues i një mendësie prej kolonizatori dhe patroni të huaj që është i frustruar pse nuk binden skllevërit.

Këta dy ambasadorë, të cilët në fillimet e shërbimit të tyre në Kosovë janë identifikuar me protagonizmin e tyre të flaktë në favor të ardhjes në pushtet të partisë VETËVENDOSJE, duhet të shkojnë. Ambasadorët Rohde dhe Guerot janë bërë pjesë e mendësisë së çarshisë politike në Kosovë, saqë edhe mendimin publik e artikulojnë në bazë të thashethemeve dhe intrigave që njerëzit i bëjnë duke pirë kafe. Vazhdimi i qëndrimit në detyrë nuk i bën nder as Gjermanisë dhe as Francës.

JU REKOMANDOJMË

Flet familjari i mërgimtarit që vdiq pasi kërceu në Ujman: Shumë ka pas qejf me ardhë në Kosovë
Lajme

Flet familjari i mërgimtarit që vdiq pasi kërceu në Ujman: Shumë ka pas qejf me ardhë në Kosovë

30/07/2025 - 23:00
Kosova me shërbimin Apple Pay, Presidenca thotë se u angazhua me Ambasadën e SHBA dhe Odën Amerikane për ta realizuar
Kryesore

Kosova me shërbimin Apple Pay, Presidenca thotë se u angazhua me Ambasadën e SHBA dhe Odën Amerikane për ta realizuar

30/07/2025 - 22:45
Ilir Deda: Me Glauk Konjufcën, VV do ta fitonte Prishtinën pa balotazh
Lajme

Ilir Deda: Me Glauk Konjufcën, VV do ta fitonte Prishtinën pa balotazh

30/07/2025 - 22:32
“Nëse s’arrihet konstituimi deri nesër në mesnatë, gjithçka pezullohet deri më 8 gusht”
Lajme

Dështoi në konstituim, tani Kuvendi i Kosovës ngec edhe në mobilim (Dokument)

30/07/2025 - 22:24
Lladrovci: Thaçi më telefonoi dy herë nga Haga, më tha “kam qef me iu pa bashkë me Sami Lushtakun”
Lajme

Lladrovci: Thaçi më telefonoi dy herë nga Haga, më tha “kam qef me iu pa bashkë me Sami Lushtakun”

30/07/2025 - 22:09
Vdekja e 40-vjeçarit në vendin e punës, ndalohen për 48 orë mbikëqyrsi dhe investitori i punimeve
Lajme

Vdekja e 40-vjeçarit në vendin e punës, ndalohen për 48 orë mbikëqyrsi dhe investitori i punimeve

30/07/2025 - 21:56

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Telefonoi disa herë Fitore Pacollin, arrestohet Hazir Hoxha

    Arrestimi i Hazir Hoxhës pasi ngacmoi Fitore Pacollin, policia jep detaje

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • Analisti” që çdo mbrëmje e mbron Kurtin sot e zyrtarizoi koalicionin me VV-në

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Kryeziu për ambasadorin e Gjermanisë dhe atë të Francës: Koha me shku n’shtëpi

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Flet familjari i mërgimtarit që vdiq pasi kërceu në Ujman: Shumë ka pas qejf me ardhë në Kosovë

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Kush e luftoi Nasuf Bejtën nga strukturat e VV-së në zgjedhjet e 9 shkurtit, sipas djalit të tij!

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë