Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kryeziu: Qeveria nuk ndalon partitë politike, as Listën Serbe por i takon KQZ-së të mos i certifikojë ato

21/08/2025 - 21:38
në Kryesore, Lajme
A A
Problemet serioze në sistem, Kryeziu: Qeveria e Kosovës s’ka të bëjë me serverët e as softwaret e KQZ-së
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Qeveria në detyrë ka sqaruar qëndrimin e saj lidhur me moscertifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet lokale, duke theksuar se vendimi nuk është i ri dhe se çështja është diskutuar më parë me partnerët ndërkombëtarë.

“Qëndrimi i kryeministrit Kurti dhe i subjektit që ai drejton, pra Lëvizjes VETËVENDOSJE!, nuk është qëndrim i ri. Me 23 dhjetor të vitit të kaluar, dy përfaqësuesit e LVV-së në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kanë votuar kundër certifikimit të Listës Serbe për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025”, zëdhënësi në detyrë i Qeverisë, Perparim Kryeziu, i pyetur rreth deklaratave të zëvendësambasadores amerikane.

Ai shtoi se Lista Serbe nuk është një parti normale dhe se kryetari i saj de fakto vazhdon të jetë Millan Radoiçiq.

“Për të dhe 44 paramilitarë të tjerë serbë, përveçse fakte të pamohueshme, tashmë ka aktakuzë për sulmin terrorist dhe paramilitar në Banjskë më 24 shtator 2023, ku u vra rreshteri policor, heroi i Kosovës, Afrim Bunjaku” tha Kryeziu.

Ai gjithashtu theksoi se strukturat paralele dhe ilegale të Serbisë e përdorin Listën Serbe si platformë në Kosovë. Sipas tij serbët e Kosovës nuk duhet ta kenë dhe nuk mund ta kenë vetëm një parti politike. Kryeziu kujtoi se 12 subjekte politike tjera serbe, prej tyre 4 parti politike, 6 iniciativa qytetare dhe 2 kandidatë të pavarur serbë, tashmë janë certifikuar në KQZ për zgjedhjet lokale të tetorit.

“Është e padrejtë që ato të neglizhohen për hir të Listës Serbe, e cila nuk i përfaqëson interesat e qytetarëve serbë të Kosovës, por të Beogradit zyrtar në Kosovë”, theksoi ai.

Zëdhënësi në detyrë rikujtoi se Qeveria e Kosovës i ka shpallur organizata terroriste të ashtuquajturat “Mbrojtja Civile” dhe “Brigada Veriore” me 29 qershor 2023.

“Në atë kohë u patëm kritikuar ashpër por doli se kishim të drejtë. Kosova është shtet i pavarur dhe Republikë demokratike”, tha ai për RTK-në.

Sipas Kryeziut, “Qeveria nuk ndalon partitë politike, as Listën Serbe. Por i takon KQZ-së të mos i certifikojë ato, dhe prokurorisë e gjyqësorit të veprojnë me informacionet dhe evidencën e bollshme që posedojnë nga organet e sigurisë dhe inteligjencës.”

Ndryshe, e ngarkuara me punë në Ambasadën Amerikane, Anu Prattipati, pas takimit që ka pasur sot me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti ka deklaruar se është shumë me rëndësi që serbët e Kosovës të përfshihen në procesin zgjedhor të 12 tetorit.

JU REKOMANDOJMË

Të shtëna me armë në Mitrovicë, cak një qytetar – sulmuesit ikin me veturë

Sulmuan fizikisht tre persona, Policia arreston katër të dyshuar – Janë dërguar në mbajtje
17/03/2026 - 08:29

Një incident me armë zjarri ka ndodhur mbrëmë në Mitrovicë, ku persona të panjohur kanë shtënë në drejtim të një qytetari dhe më pas janë larguar nga vendi...

Më shumëDetails

“Raporti Kurti–Osmani ishte “martesë interesi”, presidentja e mbuloi izolimin ndërkombëtar të kryeministrit”

Maliqi: Që kur Kurti dhe Osmani kanë ardh në pushtet, marëdhëniet me Amerikën nuk janë të mira, skandal!
17/03/2026 - 08:16

Valon Murati, ligjërues i shkencave politike, ka komentuar zhvillimet e fundit politike në Kosovë gjatë një interviste në RTV Dukagjini. Ai ka thënë se koalicioni mes kryeministrit Albin...

Më shumëDetails

Përshkallëzohet konflikti – droni iranian godet ambasadën e SHBA në Bagdad, shpërthime të fuqishme edhe në Dubai

Përshkallëzohet konflikti – droni iranian godet ambasadën e SHBA në Bagdad, shpërthime të fuqishme edhe në Dubai
17/03/2026 - 08:06

Një dron iranian ka goditur ambasadën e Shteteve të Bashkuara pranë aeroportit të Bagdadit, duke shkaktuar një shpërthim të fuqishëm dhe një re të dendur tymi të zi....

Më shumëDetails

Gërvalla e “godet” Edi Ramën që shkroi me Vuçiq në FAZ: Qytetarët s’do t’ia falin

Gërvalla e “godet” Edi Ramën që shkroi me Vuçiq në FAZ: Qytetarët s’do t’ia falin
16/03/2026 - 23:05

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka kritikuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, lidhur me një editorial të përbashkët që ai ka publikuar me presidentin e Serbisë,...

Më shumëDetails

Trump paralajmëron se do ta emërojë Grenellin në një pozitë të re

Trump paralajmëron se do ta emërojë Grenellin në një pozitë të re
16/03/2026 - 23:00

Presidenti Donald Trump mblodhi aleatët politikë, donatorët e pasur dhe bordin e Qendrës John F. Kennedy për Artet Performuese në Shtëpinë e Bardhë të hënën për të promovuar...

Më shumëDetails

Rrahman Paçarizi: Përplasja mes Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit nisi që në fillim të mandatit presidencial

Rrahman Paçarizi: Përplasja mes Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit nisi që në fillim të mandatit presidencial
16/03/2026 - 22:28

Përplasja mes Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit, sipas opinionistit Rrahman Paçarizi, nuk ka nisur së fundmi, por që në fillim të mandatit të Osmanit si presidente.Sipas Paçarizit, marrëdhëniet...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Punime në katin e 10-të pa skele – Inspektorati: “Syla Group” ekspozoi punëtorët ndaj rrezikut për jetë (Dokument)

    Punime në katin e 10-të pa skele – Inspektorati: “Syla Group” ekspozoi punëtorët ndaj rrezikut për jetë (Dokument)

    115 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Ky është personi i vrarë në Gjakovë, vëllau tjetër është i plagosur

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Këta janë “të fortit” e Prizrenit që po kërkohen për fajde

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Pamje ekskluzive: Polici special shan dhe kërcënon me allti qytetarin, akuzohet edhe se vodhi cigare të destinuara për terminalin doganor

    197 Shpërndaje
    Shpërndaje 79 Tweet 49
  • Detaje të reja nga rasti i rëndë në Gjakovë: Dyshohet se pronari i lokalit vrau një klient në Çarshinë e Vjetër

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë