Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu tha se nuk beson se kanë vepruar jashtëligjshëm me propozimin e votimit të fshehtë për kryetare të Kuvendit të Kosovës, tani kur po pritet përgjigjja e Gjykatës Kushtetuese.
“Sot janë bërë tri javë që kur një grup i deputetëve të Kuvendit të Kosovës ka dërguar një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese për të interpretuar pikërisht çështjen e procedurës së votimit të fshehtë, ndërkohë që ne mbesim ende sot pa një përgjigje prej Gjykatës Kushtetuese për atë se si duhet të vazhdojnë tutje deputetët e Kuvendit të Kosovës”, tha Kryeziu.
“Nuk besoj që kemi bërë një veprim të jashtligjshëm. Megjithatë ne po presim përgjigjen e Gjykatës Kushtetuese për të na treguar se si do të vazhdojmë tutje”, tha ajo.