Opozita po kërkon me ngulm zgjedhje të reja, kjo pasi Lëvizja Vetëvendosje ka dështuar të sigurojë votat e nevojshme për formimin e qeverisë.
Teksa po kërkohen zgjedhjet e reja si shpejt, Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka shpjeguar procedurën se si mund të gjenden paratë për organizimin e tyre.
“Nuk ka buxhet të organizuar. Ai buxhet që ka qenë i KQZ-së tashmë është shpenzuar sepse kemi pasur 3 palë zgjedhje. Mirëpo duhet të shihen mundësitë që si mundemi brenda transfereve, brenda kursimeve që kanë mbetur apo mund të ketë teprica në organizatat buxhetore që të sigurohet buxheti i nevojshëm. Sepse nëse caktohet data e zgjedhjeve duhet të ketë edhe financimin e nevojshëm për tu realizuar ato”, ka deklaruar Murati.











